![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/1/1e/Belagerung_von_G%25C3%25BCns.png/640px-Belagerung_von_G%25C3%25BCns.png&w=640&q=50)
Rrethimi i Gynsit
From Wikipedia, the free encyclopedia
Rrethimi i Kőszeg ose në burime gjermane: Rrethimi i Gynsit (turqisht: Kuşatması) ishte rrethimi i Kőszeg (gjermanisht: Güns)[1] në Mbretërinë e Hungarisë brenda Perandorisë Hapsburge, që u zhvillua më 1532. Në rrethim, forcat mbrojtëse të Monarkisë Austriake Hapsburge nën udhëheqjen e Kapitenit Kroat Nikola Jurishiq (hungarisht: Miklós Jurisics ), e mbrojti kështjellën e vogël kufitare të Kőszeg me vetëm 700-800 ushtarë kroatë, pa topa dhe pak armë. Mbrojtësit penguan përparimin e ushtrisë osmane me 100.000 ushtarë drejt Vjenës, nën drejtimin e Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm (Turqishte osmane: سليمان Süleymān) dhe Ibrahim Pasha Pargaliut.[2]
Rrethimi i Gynsit (Kőszeg) | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|
Pjesë e Luftës së Vogël në Hungari krahas Luftërave Osmano-Hapsburgiane dhe Luftërave Osmane në Evropë | |||||||
![]() | |||||||
| |||||||
Palët pjesëmarrëse | |||||||
![]() | |||||||
Komandantët dhe udhëheqësit | |||||||
Nikola Jurishiq | Ibrahim Pashë Pargaliu | ||||||
Fuqia ushtarake | |||||||
700–800 | 100,000 | ||||||
Viktimat dhe humbjet | |||||||
Të rënda | Humbje të lehta |
Rezultati i saktë është i panjohur, pasi ekzistojnë dy versione që ndryshojnë, në varësi të burimit. Në versionin e parë, Nikolla Jurišić kundërshtoi ofertën për t'u dorëzuar me kushte të favorshme; në versionin e dytë, qytetit iu ofruan kushte për një dorëzim nominal. Sulejmani, pasi ishte vonuar afro katër javë, u tërhoq me ardhjen e shirave të gushtit,[2] dhe nuk vazhdoi drejt Vjenës ashtu siç e kishte menduar, por u kthye në shtëpi.
Sulejmani siguroi posedimin e tij në Hungari duke pushtuar disa kështjella të tjera,[3] por pas tërheqjes osmane, Perandori i Hapsburgut Ferdinand I rishfrytëzoi disa prej territoreve të shkatërruara. Pas kësaj, Sulejmani dhe Ferdinand përfunduan një traktat të vitit 1533 të Kostandinopojës që konfirmoi të drejtën e Gjon Zápolya si mbret i të gjithë Hungarisë, por njohu zotërimin e Ferdinandit të një pjese të territorit të riokupuar.[4]