Lista e sulltanëve të Perandorisë Osmane
artikull-listë e Wikimedias / From Wikipedia, the free encyclopedia
Sulltanët e Perandorisë Osmane (turqisht: Osmanlı padişahları), të gjithë anëtarë të Dinastisë Osmane, sunduan mbi perandorinë transkontinentale nga themelimi i saj në vitin 1299 deri në shpërbërjen e saj në vitin 1922. Në kulmin e saj, Perandoria Osmane shtrihej nga Hungaria në veri deri në Jemen në jug, dhe nga Algjeria në perëndim deri në Irak në lindje. Fillimisht e sunduar nga qyteti i Bursës, kryeqyteti i perandorisë u zhvendos në Adrianopojë në vitin 1363 pas pushtimit nga Murati I, dhe pastaj në Kostandinopojë (Stambolli i sotëm) në vitin 1453 pas pushtimit nga Mehmeti II.[1]
Sulltan i Perandorisë Osmane | |
---|---|
Monarki Perandorake | |
Të dhënat | |
Monarku i parë | Osmani I (rr. 1299–1323/4) |
Monarku i fundit | Mehmeti VI (1918–1922) |
Vendosja | rr. 1299 |
Përmbysja | 1 nëntor 1922 |
Vendbanim | Pallatet në Stamboll:
|
Pretenduesi | Dündar Ali Osman |
Vitet e para të Perandorisë Osmane kanë qenë subjekt i tregimeve të ndryshme për shkak të vështirësisë për të dalluar faktin nga legjenda. Perandoria u themelua në fund të shekullit të trembëdhjetë, dhe sundimtari i parë i saj ishte Osmani I, nga i cili perandoria e morri emrin. Sipas një tradite osmane të vonë e shpesh jo të besueshme, Osmani I ishte pasardhës i fisit të Kajëve të turqëve oguzë.[2] Dinastia Osmane që ai themeloi sundoi për gjashtë shekuj me sundimet e 36 sulltanëve. Perandoria Osmane u shpërbë si pasojë e humbjes së Fuqive Qëndrore me të cilat ajo u bashkua gjatë Luftës së Parë Botërore. Copëzimi i Perandorisë Osmane nga Aleatët fitimtarë dhe fillimi i Luftës Turke për Pavarësi çoi në përmbysjen e sulltanatit në vitin 1922 dhe lindjen e Republikës së Turqisë në vitin 1923.[3]