Rodez
komunë në departamentin Aveyron, Francë / From Wikipedia, the free encyclopedia
Rodez ( shqiptimi frëngjisht: [ʁɔdɛs] ( dëgjoni) ose [ʁɔdɛz] (
dëgjoni) ; Ocitanisht: Rodés , [rruˈðes] ; Shqip: Rodezi ose Rrudhesi) është një qytet dhe komunë në jug të Francës, rreth 150 km në verilindje të Tuluzës . Është prefektura e departamentit Avejron, rajoni i Ocitanisë (dikur Midi-Pyrénées ). Rodezi është selia e communauté d'aglomération Rodez Agglomération, e zonës së parë zgjedhore të Avejronit, si dhe e Këshillit të përgjithshëm të Avejronit.
Rodez/ Rrudhes
Rodés (Ocitanisht) | |
---|---|
Prefekturë dhe komunë | |
Pamje e përgjithshme e Rodezit | |
Vendi | Franca |
Provinca | Aveyron |
Qarku | Rodez |
Qeveria | |
• Kryetari (2020-2026) | Christian Teyssèdre |
Sipërfaqja 1 | 11.180 km2 (4.317 sq mi) |
Popullsia (Janar 2020) | 24.397 |
• Dendësia | 2,200/km2 (5,700/sq mi) |
Zona kohore | UTC+01:00 (CET) |
• Verës (DST) | UTC+02:00 (CEST) |
1 New Caledonia Land Register (DITTT) data, which exclude lakes and ponds larger than 1 km² (0.386 sq mi or 247 acres) as well as the estuaries of rivers. |
Kryeqyteti i dikurshëm i Rouergue, [1] qyteti është selia e Dioqezës së Rodez dhe Vabres . Banorët e tij quhen Ruthénois, [2] nga emri i Rutenit, një fis gallik që dikur jetonte në këtë territor, quajtja e dikurshme ishte "Rodanois" (nga oksitanishtja rodanés ) që i ka lënë vendin kësaj forme akademike.