![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/3/34/Rexhep_Qosja_%2528n%25C3%25ABnshkrim%2529.svg/langsq-640px-Rexhep_Qosja_%2528n%25C3%25ABnshkrim%2529.svg.png&w=640&q=50)
Rexhep Qosja
Shkrimtar shqiptar / From Wikipedia, the free encyclopedia
Rexhep Qosja (25 qershor 1936, Vuthaj) është historian letërsie, kritik letrar, shkrimtar, publicist, politikan dhe akademik shqiptar.[1] Është anëtar i rregullt dhe korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës,[2] dhe ka qenë i angazhuar në politikën kosovare të pasluftës.[3]
Fakte të shpejta U lind më, Kombësia ...
Rexhep Qosja | |
---|---|
U lind më | 25 qershor, 1936 Vuthaj, Mbretëria Jugosllave |
Kombësia | ![]() |
Nënshtetësia | ![]() |
Edukimi | Universiteti i Beogradit |
Gjinitë letrare | prozë, dramë, memuare, histori letërsie, kritikë letrare |
Firma | ![]() |
Mbylle
Është autor i disa romaneve të njohura. Qe njëri ndër zërat më të spikatur të dramës moderne shqipe gjatë viteve 1970.
Më 2006 u inkuadrua në një debat për identitetin shqiptar me Ismail Kadarenë.[4] Ka qenë një ndër intelektualët shqiptarë i cili ka ngritur zërin në mbrojtje të figurës së Enver Hoxhës. Në debatin e hapur në vitin 2018 mbi shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, ka mbrojtur tezën e shkëmbimit të territoreve.