![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/2/2a/Flag_of_Albania_%25281946%25E2%2580%25931992%2529.svg/langsq-640px-Flag_of_Albania_%25281946%25E2%2580%25931992%2529.svg.png&w=640&q=50)
Republika Popullore e Shqipërisë
shtet në Evropën Juglindore nga viti 1946 deri në 1991 / From Wikipedia, the free encyclopedia
Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë ishte shteti njëpartiak marksist-leninist që ekzistonte në Shqipëri nga viti 1976 deri në 1992.[1] Nga viti 1944 deri në vitin 1946, shteti i Shqipërisë njihej si Qeveria Demokratike e Shqipërisë dhe nga viti 1946 deri në 1976 quhej Republika Popullore e Shqipërisë.
Republika Popullore e Shqipërisë Shqipëri
| |||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
1946–1992 | |||||||||
Parimi: "Proletarë të të gjitha vendeve, bashkohuni!" | |||||||||
Himni: Himni i Flamurit | |||||||||
Kryeqyteti | Tirana | ||||||||
Gjuhët e zakonshme | Shqipja | ||||||||
Qeveria | |||||||||
Lloji i qeverisjes | Hoxhaizmi, Lenninismi, Shtet Socialist | ||||||||
Secretare e parë | |||||||||
• 1946-1985 | Enver Hoxha | ||||||||
• 1985-1991 | Ramiz Alia | ||||||||
Kryeminister | |||||||||
• 1946-1954 | Enver Hoxha | ||||||||
• 1954-1981 | Mehmet Shehu | ||||||||
• 1982-1991 | Adil Çarçani | ||||||||
Kuvendi | Kuvendi i Shqipërisë | ||||||||
Epoka historike | Lufta e ftohtë | ||||||||
• Themeluar | 1946 | ||||||||
1992 | |||||||||
Popullsia | |||||||||
• 1945 | 1,122,044 | ||||||||
• 1989 | 3,512,317 | ||||||||
Ekonomia | |||||||||
Monedha | Leku Shqiptar | ||||||||
Të dhëna të tjera | |||||||||
|
Gjatë kësaj periudhe, vendi u drejtua nga Enver Hoxha dhe Partia e Punës e Shqipërisë. Ata sunduan Shqipërinë duke vendosur një stil stalinist të administratës shtetërore dhe duke iu përmbajtur politikave që theksonin unitetin kombëtar dhe mbështetjen te prodhimet e brendshme. Kufizimet e udhëtimit dhe të vizave e bënë Shqipërinë një nga vendet më të vështira për t'u vizituar apo udhëtuar. Në vitin 1967, Shqipëria u shpall shteti i parë ateist në botë. Por pas rënies së komunizmit në Shqipëri në vitin 1991, praktikimi i fesë u rrit ngadalë.[2] Shqipëria ishte e vetmja anëtare e Traktatit të Varshavës që u tërhoq zyrtarisht nga aleanca përpara vitit 1990, një veprim i cili u shkaktua nga pushtimi i vendeve të Paktit të Varshavës në Çekosllovaki në gusht 1968. Qeveria zbatoi reforma që synonin modernizimin e Shqipërisë dhe ato rezultuan në përfitime të konsiderueshme në fushën e industrisë, bujqësisë, arsimit, artit dhe kulturës, të cilat kontribuan në një rritje të përgjithshme të standardit të jetesës së popullsisë shqiptare. Megjithatë, këto zhvillime përkonin me represionin politik nga policia sekrete, Sigurimi, me qëllim parandalimin e një kundërrevolucioni. Këtu përfshiheshin largimet nga puna, burgosja në kampet e punës së detyruar dhe ekzekutimet.[3] Zgjedhjet e para shumëpartiake në Shqipërinë Socialiste u zhvilluan më 31 mars 1991 – komunistët fituan shumicën në një qeveri të përkohshme. Republika e Shqipërisë u shpall më 29 prill 1991 dhe zgjedhjet e para parlamentare në vend u mbajtën më 22 mars 1992. [4] Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë u shpërbë zyrtarisht më 28 nëntor 1998 me miratimin e Kushtetutës së re të Shqipërisë.