Rënia e komunizmit në Shqipëri
From Wikipedia, the free encyclopedia
Rënia e komunizmit në Shqipëri filloi në dhjetor të vitit 1990 me demonstratat antikomuniste studentore[1].
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.
|
Regjimi diktatorial i Enver Hoxhës përfundoi në vitin 1985, me vdekjen e tij. Pasardhësi Ramiz Alia përpos disa modernizimeve të lehta ndoqi të njëjtin plan qeverisës autokratik.
Në vitin 1989 filluan revoltat e para qytetare në Shkodër, ku njerëzit filluan të shkatërronin statujën e Josif Stalinit[2]. Protesta ndoqën në qytete të tjera. Rregjimi duke parë që fryma e përgjithshme po ndryshonte vrullshëm, kreu disa reforma liberalizuese. Gjatë diktaturës komuniste u ekzekutuan, me dhe pa arsye rreth 5,000 burra e 450 gra[3]. 35,135 njerëz u burgosën dhe 1,000 vdiqën nëpër burgje[3]. Shume familje ende sot e kësaj dite nuk i kanë akoma eshtrat e të afërmve të vet dhe janë në kërkim të tyre[3].