Raxhgiri
From Wikipedia, the free encyclopedia
Rajgir (fillimisht i njohur si Girivraj) është një qytet dhe zonë e njohur në distriktin e Nalanda-s në shtetin indian të Biharit. Qyteti i Rajgirit (në lashtësi Rajagṛha; në gjuhën pali: Rajagaha; në gjuhën hindi: राजगृह) ishte kryeqyteti i parë i mbretërisë së Magadha-s, një shtet i përfshirë në Perëndorinë Maurjane. Data e origjinës së krijimit të tij është e panjohur, megjithatë në qytet është zbuluar qeramikë që daton nga vitit 1000 p.e.s. Kjo zonë është e shquar për Xhainizmin dhe Budizmin[2] si një vendet e parapëlqyer të Mahavira-s dhe Gautama Budës dhe konferenca e mirënjohur "Atanatiya" u zhvillua në ‘Vulture's Peak’.
Rajgiri
राजगृह | |
---|---|
Qytet | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 41 587[1] |
{{{postal_code_type}}} | 803116 |
Targat | BR-21 |
Faqja zyrtare | nalanda |
Rajgiri është i lidhur me Patna-n nëpërmjet Bakhtiarpur-it me hekurudhë dhe rrugë. Bakhtiarpur-i qëndron midis Patnas dhe Mokameh. Rajgiri është rreth 100 km si nga Patna ashtu dhe Mokameh. Është i vendosur në një luginë të gjelbër të rrethuar nga kodrat shkëmbore Rajgir. Një linjë e përditshme hekurudhore, Shramjeevi Express e lidh Rajgirin me kryeqytetin indian New Delhi.