![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/e/e4/Patna_Montage_2014.jpg/640px-Patna_Montage_2014.jpg&w=640&q=50)
Patna
From Wikipedia, the free encyclopedia
Patna është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i shtetit të Biharit në Indi. Patna është qyteti i dytë më i madh në Indinë Lindore pas Kalkutës. Në vitin 2011 ajo kishte një popullsi prej 1.68 milionë banorësh, duke e bërë atë qytetin e 19-të më të madh në Indi. Me mbi 2 milionë banorë, aglomerati i saj urban është aglomerati i 18-të më i madh në Indi. Patna është edhe vend-ndodhja e Gjykatës së Lartë të Patnas.
Patna
पटना | |
---|---|
Qytet metropolitan | |
![]() Në kah të kundërt me akrepat e orës nga lartë: jug-perëndimi i Gandhi Maidan Marg; Stupa e Parkut Buda Smriti; pamje pranë Biscomaun Bhawan; Muzeu i Patnas; Statuja e Mahatma Gandit në Gandhi Maidan; Mbikalimi Mithapur dhe lumi Gang. | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 1 683 200[1] |
Emri i banorëve | Patnaitë |
{{{postal_code_type}}} | 800 XXX |
Targat | BR 01 |
Faqja zyrtare | patna patnanagarnigam www |
Është një nga vendet më të vjetra të banura në mënyrë të vazhduar në botë.[2] Patna u themelua në vitin 490 p.e.s. nga mbreti i Magadhas. Patna e lashtë, e njohur si Pataliputra, ishte kryeqyteti i Mbretërisë Magadha nën Dinastinë Haryanka, Dinastinë Nanda, Dinastinë Mauryane, Dinastinë Shunga, Dinastinë Gupta dhe atë Pala. Pataliputra ishte qendër e mësimit dhe arteve të bukura. Pataliputra ishte vend i astrologëve dhe studiuesve duke përfshirë Aryabhata-n, Panini-n, Vatsyayana-n, Chanakya-n dhe Kalidasa-n.[3][4] Popullsia e saj gjatë Periudhës Mauryane (rreth vitit 300 p.e.s.) ishte rreth 400 000 banorë.[5] Patna shërbeu si seli pushteti, qendër politike dhe kulturore e nënkontinentit Indian gjatë Perandorisë Mauryane dhe Gupta. Me rënien e Perandorisë Gupta, Patna e humbi lavdinë e saj. Ajo u rigjallërua përsëri në shekullin e XVII nga britanikët si një qendër e tregtisë ndërkombëtare. Duke pasuar ndarjen e presidencës së Bengalit në vitin 1912, Patna u bë kryeqyteti i provincës së Biharit dhe Orissa-s.[6]
Qyteti modern i Patnas është i vendosur në bregun jugor të lumit Gang.[7] Qyteti shtrihet midis lumenjve Sone, Gandak dhe Punpun. Qyteti është afërsisht 35 km i gjatë dhe 16-18 km i gjerë. Në qershor 2009, Banka Botërore e renditi Patnan të dytin në Indi (pas Delhit) për lehtësinë e të nisurit të biznesit.[8] Bazuar në vitin 2015, prodhimi i brendshëm bruto për banor i Patnas ishte 106 000 rupi (1581 dollarë$).[9] Sipas shifrave të rritjes mesatare vjetore, Patna është qyteti i 21-të me rritjen më të shpejtë në botë dhe qyteti i 5-të me rritjen më të shpejtë në Indi sipas një studimi nga ‘City Mayors' Foundation’. Patna regjistroi një rritje mesatare vjetore prej 3.72% gjatë viteve 2006–2010.[10] Patna ka gjithashtu nivelin më të ulët të popullsisë në baraka se çdo qytet tjetër në Indi.[11][12]
Qendrat e pelegrinazhit budist, hindu dhe Xhainist Vaishali, Rajgiri, Nalanda, Bodh Gaya and Pawapuri ndodhen në afërsi të qytetit të Patnas, që është një qytet i shenjtë për sikistët si qyteti i gurusë së dhjetë sikist, Guru Gobind Singh, që lindi këtu.[13]