Puri
From Wikipedia, the free encyclopedia
Puri (në gjuhën oria: ପୁରୀ ose ପୁରୀ) është një qytet dhe bashki në shtetin e Odishës në Indinë Lindore. Është qendra administrative e distriktit të Purit dhe i vendosur në Gjirin e Bengalit, 60 km në jug të kryeqytetit të shtetit Bhubanesvar. Është gjithashtu i njohur si Jagannath Puri sipas Tempullit Jagannath të shekullit të XII në qytet. Është një nga sitet origjinale të pelegrinazhit Char Dham për hindutë.
Puri
ପୁରୀ | |
---|---|
Qytet | |
Nofka(t): Qyteti shpirtëror | |
Koordinatat: 19°48′38″N 85°49′53″E | |
Vendi | India |
Shteti federal | Odisha |
Distrikti | Puri |
Qeveria | |
• Lloji | Bashki |
• Trupi | Bashkia e Purit |
• Kolektori dhe Magjistrati i distriktit | Sidhartha Shankar Swain, IAS[1] |
• Mbikëqyrësi i Policisë | Pinak Mishra, IPS[1] |
• Deputet | Pinaki Misra, (Biju Janata Dal) |
• Anëtar i Asamblesë Legjislative të Odishës | Jayanta Kumar Sarangi, (Partia Bharatiya Janata) |
Sipërfaqja | |
• Gjithsej | 16,84 km2 (650 sq mi) |
Lartësia mbidetare | 0,1 m (3 ft) |
Popullsia (2011) | |
• Gjithsej | 201 026 |
Gjuha | |
• Zyrtare | Odia |
Zona kohore | UTC+5:30 (Koha Standarde Indiane) |
Kodi postar | 752001 |
Prefiksi | 06752 |
Targat | OD-13 |
Faqja zyrtare | puri |
Puri është i njohur me mjaft emra që nga koha e lashtë, dhe lokalisht i njohur si "Shrikhetra" dhe Tempulli Jagannath është i njohur si "Badadeula". Puri dhe Tempulli Jagannath u pushtuan 18 herë nga sunduesit hindu dhe myslimanë, nga shekulli i IV i e.s. deri në fillim të shekullit të XIX me synim plaçkitjen e thesarit të tempullit. Odisha, duke përfshirë Purin dhe tempullin e tij, ishin nën sundimin britanik nga viti 1803 deri sa India fitoi pavarësinë në gusht 1947. Megjithëse principatat nuk ekzistojnë sot në Indi trashëgimtarët e Dinastisë Gajapati të Khurda-s kryejnë akoma ritualet ceremoniale të tempullit. Qyteti tempullor ka shumë matha (manastire) hindu.
Ekonomia e qytetit të Purit është e varur në rëndësinë fetare të Tempullit Jagannath deri pothuaj në 80 përqind. 24 festat, duke përfshirë 13 të rëndësishme, të zhvilluara çdo vit në kompleksin tempullor kontribuojnë për ekonominë; Ratha Yatra dhe festat e saj të lidhura janë më të rëndësishmet që ndiqen nga miliona njerëz çdo vit. Arti me rërë dhe arti i aplikuar janë disa nga artizanatet e rëndësishme të qytetit.
Puri ka qenë zgjedhur si një nga qytetet e trashëgimisë për skemën Heritage City Development and Augmentation Yojana (HRIDAY) të Qeverisë së Indisë.