Matha
From Wikipedia, the free encyclopedia
Një matha (मठ, maṭha) është një fjalë sanskrite që do të thotë "manastir, institut ose kolegj",[1] dhe konsiderohet një manastir në Hinduizëm.[2][3] Jeta murgërore, për studimet shpirtërore ose ndjekjen e mokshas (çlirimi ose ndriçimi shpirtëror) i ka rrënjët nga mijëvjeçari i I p.e.s., në Traditën Vedike.[4][5] Manastiret më të hershme Hindu (mathat) mendohet se kanë nisur nga fillimi i erës sonë, bazuar në ekzistencën e Upanishadëve Sannyasa me përmbajtje të fortë Advaita Vedanta.[6] Tradita matha në Hinduizëm ishte me gjasa e stabilizuar në gjysmën e dytë të mijëvjeçarit të parë të e.s., siç dëshmohet nga të dhënat mbishkrimore dhe arkeologjike.[7] Mathat u rritën përgjatë kohës, me qendrat më të famshme dhe akoma të mbijetuara të studimeve Vedanta që janë ato të nisura nga Adi Shankara. Matha të tjera të rëndësishme dhe me ndikim i përkasin shkollave të ndryshme të Filozofisë Hindu, si ato të Vaishnavizmit dhe Shaivizmit.[8][9] Manastiret bujtin dhe ushqejnë nxënësit, sannyasit (murgjit, vetëmohuesit, asketët), gurut dhe janë të drejtuara nga Acharyat. Këto manastire ndonjëherë janë të lidhur me Tempujt Hindu dhe kanë rregullat e tyre të sjelljes, ceremonitë e inicimit dhe të zgjedhjes.[4][10] Mathat në Traditën Hindu nuk kufizohen vetëm në mësimet fetare dhe siç tregojnë dëshmitë historike ato ishin qendra të studimeve të ndryshme si mjeksia, gramatika dhe muzika.[11] Termi matha përdoret gjithashtu edhe për manastiret e Xhainizmit dhe manastiret më të hershme pranë Tempujve xhainistë datojnë afërsisht nga shekulli i V i e.s..[12]