Pazari i Ri
From Wikipedia, the free encyclopedia
Pazari i Ri (ose Tregu i Ri, serbisht Нови Пазар Novi Pazar) është qytet në Serbinë Jugore, qendra e Sanxhakut, themeluar më vitin 1456 nga Isa-beu, menjëherë pasi osmanët morën qytetin e vjetër të quajtur Ras. Kur turqit morën qytetin Ras ata ia dhanë emrin Pazar,[1]sepse ky vendbanim ishte i njohur si vend tregtarësh. Qysh në vitin 1461 janë shënuar ardhja e tregtarëve të Venedikut. Për shkak se ky vend ishte i njohur edhe më herët si vend tregtarësh turqit pastaj e quajtën Jeni Pazar.
Pazari i Ri
Novi Pazar | |
---|---|
Qytet | |
Pamje nga Pazari i Ri Pamje nga Pazari i Ri | |
Nofkat: Sanxhaku | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 100 410 |
Emri i banorëve | Sanxhaklinjë - Sanxhakas |
{{{postal_code_type}}} | 36300 |
Targat | NP |
Faqja zyrtare | www.novipazar.rs |
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/7/7d/Novi_Pazar_-_noc.jpg/640px-Novi_Pazar_-_noc.jpg)
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/sq/8/8d/L%C3%ABvizja_e_popullsis%C3%AB_s%C3%AB_Pazarit_t%C3%AB_Ri.png)
Novi Pazari u krijua dhe u zhvillua përgjatë rrugëve, të cilat para 5 shekujve kalonin nëpër këto treva. Ngritjen e shpejtë, posaçërisht gjatë shekullit XVI dhe XVII e arrin para se gjithash falë rrugëve, të cilat kalonin nëpër këtë regjion dhe rrugën e njohur të Bosnjës, e cila nga Sarajeva shkonte nëpër Foqë deri në Plevle. Mandej, rruga shkonte për Prijepole, Senicë, N. Pazar, Mitrovicë dhe tutje nëpër Kaçanik për Shkup e Selanik. Ndërsa, krahu tjetër nga Prishtina në drejtim të Nishit, Sofje e tutje drejt Pllovdivit dhe Stambollit.[2]
Pazari i Ri është kryeqytet i Sanxhakut. Është vendosur në kryqëzimin e lumenjve Joshanicë, Rashkë dhe Dezhevë, në një lartësi mbidetare 496 m. Është i rrethuar me malet e larta të Golijes, Rogoznës dhe Rrafshnaltës së Peshterrit. Në vitin 1991 Pazari i Ri ka pas 85 500 banorë, ndërsa sot konsiderohet se i ka rreth 120 000 banorë.