![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/b/b8/Sandzak_region_map-sr.png/640px-Sandzak_region_map-sr.png&w=640&q=50)
Sanxhaku (krahinë)
histori e trilluar, e vendosur me dhune, njerez te shantazhuar dhe te frikesuar nuk thuhet e verteta / From Wikipedia, the free encyclopedia
Sanxhaku është një krahinë historike gjeo-politike, tanimë e ndarë nga kufiri mes Serbisë dhe Malit të Zi. Emri i rrjedh nga Sanxhaku i Novi Pazarit, një ish-njësi administrative e Perandorisë Osmane.[1] Mes 1878 dhe 1909, krahina kaloi nën administrimin austro-hungarez dhe më pas iu kthye shtetit osman. Më 1912 krahina u nda mes Mbretërisë Serbe dhe asaj të Malit të Zi.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/b/b8/Sandzak_region_map-sr.png/640px-Sandzak_region_map-sr.png)
Serbët i referohen pjesës veriore të krahinës me emrin e tyre historik Rashka. Qyteti më i populluar i krahinës është Novi Pazari, në Serbi. Ka një sipërfaqe prej 8.687 km katrorë dhe 530 000 banorë. Kryeqyteti është Pazari i Ri (Novi Pazari). Kufizohet me Serbinë, Malin e Zi, Republikën e Kosovës, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Shqipërinë. E përbëjnë këto komuna: Pazari i Ri, Tutini, Senica, Prepoli, Nova Varosh, Bellopoja, Rozhaja, Plava, Plevla dhe Berana.