Pavlina Evro
From Wikipedia, the free encyclopedia
Pavlina Evro (u lind më 22 janar, 1965) është një atlete shqiptare e distancave të mesme e të gjata e dalë në pension.
Lindur në Korçë, ajo u specializua për distancat e mesme 800m dhe 1500m. Është atletja shqiptare më e famshme për arritjen e rezultateve të jashtëzakonshme. U shpall kampjone e Shqipërisë dhe ende pas 26 vitesh është mbajtëse e rekordit për ato disiplina.[1]
Evro do të mbahet mënd ndërkombëtarisht për renditjen e para në 1500 metra në Mitingun ndërkombëtar të Atletikës në Nicë, Francë në vitin 1984.[2]