![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/a/ae/West_African_male_lion.jpg/640px-West_African_male_lion.jpg&w=640&q=50)
Luani Verior
nënlloj i luanit / From Wikipedia, the free encyclopedia
Luani Verior[1][2] (Panthera leo leo) është një nga dy nënllojet emërtuesë të luanit, i cili është i pranishëm në pjesën veriore të Afrikës (veçanërisht në Afrikën Perëndimore dhe në veri të Afrikës Qendrore) dhe në Indi.[4][5]
Luani Verior[1][2] | |
---|---|
![]() | |
Një luan në Afrikën Perëndimore, Parku Kombëtar i Penjarit | |
Klasifikimi shkencor ![]() | |
Mbretëria: | Animalia |
Filumi: | Chordata |
Klasa: | Mammalia |
Rendi: | Carnivora |
Nënrendi: | Feliformia |
Familja: | Felidae |
Nënfamija: | Pantherinae |
Gjinia: | Panthera |
Lloji: | |
Nënlloji: | P. l. leo |
Emri trinomial | |
Panthera leo leo (Linnaeus, 1758) | |
Sinonimet[3] | |
|
Rezultatet e një studimi filogjeografik tregojnë se popullatat e luanit në rajonin e Afrikës Perëndimore dhe Qendrore janë gjenetikisht të afërta me popullatën në Indi, duke formuar një kollë të dallueshme nga popullatat e luanit në Afrikën Jugore dhe Lindore.[6] Në vitin 2017, Forca e Klasifikimit të Maceve nga BNRN-ja, ndau popullatat e luanit në dy nënlloje, të emërtuara P. l. leo dhe P. l. melanochaita. Luani Verior përbëhet nga katër popullata të njohura historikisht: luani barbar, luani Aziatik, Luani i Afrikës Perëndimore dhe Qendrore.[4]
Është rajonalisht i zhdukur në Evropën Jugore, në Azinë Perëndimore dhe në Afrikën Veriore. Në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore, luanët janë të kufizuar në popullata të fragmentuara dhe të izoluara, shumica e të cilëve janë në rënie. Në Indi, ekziston një popullatë e vetme e mbijetuar brenda dhe përreth Parkut Kombëtar të Girit.[7][8][9] Popullata e Afrikës Perëndimore renditet si e rrezikuar në mënyrë kritike në Listën e Kuqe të BNRN-së; kjo popullatë është e izoluar dhe përmban më pak se 250 individë të pjekur.[10]