poet kilian From Wikipedia, the free encyclopedia
Neftalí Ricardo Reyes Basoalto i njohur si Pablo Neruda (12 korrik 1904, Linares, Santiago - 23 shtator 1973) ishte poet, diplomat dhe politikan kilean.
U lind më | 12 korrik 1904 Parral, Kili |
---|---|
Vdiq më | 23 shtator 1973 Santiago, Kili |
Gjinitë letrare | Poet, Diplomat, Politikan |
Çmime | Çmimi Nobel për Letërsi, 1971 |
Si diplomat kaloi shumë vite në Madrid,i cili u shoqërua me Lorcën dhe me poetët e tjerë spanjoll, pastaj kaloi në lëvizjen antifashiste, për shkak të saj u bë i dëbuar nga atdheu. Në fillim shkruante kryesisht poezi të dashurisë, a më vonë kaloi në temat shoqëroro-politike dhe në poezinë e angazhuar politike e cila flet kundër marrëzirave në luftra dhe çdo herë në mbrojtje të të shtypurve.
Botoi 19 përmbledhje të poezive, nga e cila më e njohura është "Spanishtja në zemër" në të cilën jep dridhjet, apo fotografinë e vërtetë të luftës për popullin spanjoll. Jetën dhe botën i ka përjetue, para së gjithash me ndijime, por janë zgjimet, zemrimet, vetmia dhe shoqërimi janë motive të poezisë së tij.
Me stil, kaloi rrugën nga neoromantizmi nëpër nadrealizmëm deri te poezitë e pastërta luftarake dhe sociale. Bazë ishin temat e dashurisë në kohët e hershme të rinisë, më vonë shkretirë, vetëmi, mendime, luftë dhe vdekje. Temperamenti i tij vullkanik, veçanërisht i gatshëm për diçka të reagoj dhe për diçka të luftoi, e bëri atë njërin nga poetët më të plleshëm, dhe të pakrahasueshëm të kohës në të cilën jetoi.
Me punën e tij të përkthyer në shumë gjuhë të huaja, Pablo Neruda konsiderohet një ndër poetët më të mëdhenj të shekullit të XX. Në vitin 1971 Neruda fitoi Çmimin Nobel për Letërsi, një çmim ky i kundërshtuar për shkak të aktivitetit të tij politik. Novelisti Kolumbian Gabriel García Márquez e quajti “Poeti më i madh i shek. XX”.
Kënga gjithëpërfshirëse e tij (Canto general, 1950), u bë symbol i rreshtimit për letërsinë e popullit kilean.
Më 1958 botohet në Tiranë vëllimi me poezi "Zgjohu druvar" përkthyer nga Mitrush Kuteli në mënyrë të krahasuar nga përkthimet e Nerudës në gjuhën ruse, frënge dhe rumune[1].
Në filmin Il Postino ("Postieri") nga viti 1994, përsonazhin e Pabla Nerudës e aktroi Philippe Noiret.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.