From Wikipedia, the free encyclopedia
Oscar Fredrik von Sydow (12 korrik 1873 - 19 gusht 1936) ishte një politikan suedez i cili shërbeu për pak kohë si kryeministër i Suedisë nga 23 shkurt deri më 13 tetor 1921.
Oscar von Sydow | |
---|---|
Kryeministri i Suedisë | |
Në detyrë 23 shkurt 1921 – 13 tetor 1921 | |
Monarku | Gustaf V |
Paraprirë nga | Gerhard Louis De Geer |
Pasuar nga | Hjalmar Branting |
Ministër të Shërbimit Civil | |
Në detyrë 17 shkurt 1914 – 13 qershor 1917 | |
Monarku | Gustaf V |
Kryeministri | Hjalmar Hammarskjöld Carl Swartz |
Paraprirë nga | Axel Schotte |
Pasuar nga | Walter Murray |
Marshall i Mbretërisë | |
Në detyrë 1934 – 19 gusht 1936 | |
Monarku | Gustaf V |
Paraprirë nga | Axel Vennersten |
Pasuar nga | Eric Trolle |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 12 korrik 1873 Kalmar, Suedi |
Vdiq më | 19 gusht 1936 Drottningholm, Lovön, Qarku Stokholm, Suedi |
Partia politike | I pavarur |
Shkollimi | Universiteti në Uppsala |
Oscar von Sydow ishte djali i Henrik August von Sydow, një nëpunës magjistrati dhe Euphrosyne Maria Modin. Ai lindi në Kalmar dhe u rrit në Norrland. Në vitin 1890, ai kaloi provimin e tij të arsimit të lartë dhe vazhdoi të studionte juridikun në Universitetin e Uppsalës. Në vitin 1894, ai u diplomua me një diplomë në shërbimin civil.
Në vitin 1906, Sydow u emërua nënsekretar i shtetit në Ministrinë e Çështjeve Civile, dhe më 1911 ai u bë guvernatori i Qarkut Norrbotten. Në qeveritë e Hjalmar Hammarskjöld dhe Carl Swartz (1914–1917) ai ishte Ministër të Shërbimit Civil, gjatë së cilës kohë ai themeloi Komisionin e Papunësisë (arbetslöshetskommissionen). Midis vi´teve 1917 dhe 1934, ai ishte guvernator i Qarkut Göteborg dhe Bohus.
Pas dorëheqjes së papritur të kryeministrit Louis De Geer më 1921, Mbreti kishte vështirësi në gjetjen e një kandidati të gatshëm për të formuar një qeveri të re, ndërsa zgjedhjet po afroheshin. Hjalmar Branting nuk pranoi, pasi iu kërkua dy herë të bëhej kryeministër dhe emërimi iu ofrua Oscar von Sydow, i cili pranoi dhe mori detyrën më 23 shkurt.
Sydow dha një ultimatum se ai nuk do të drejtonte një qeveri të pafuqishme dhe kërkoi që Partia Social Demokrate të premtojë ta mbështesë atë në çështje të rëndësishme të financave dhe mbrojtjes. Pavarësisht marrëveshjeve të tilla, të gjitha propozimet e bëra nga qeveria e re u votuan nga opozita, dhe si rezultat Sydow dha dorëheqjen më 13 tetor 1921. Trashëgimia e tij e përhershme si kryeministër është për paraqitjen e projektligjit që shfuqizoi dënimin me vdekje në Suedi.
Sydow ishte Marshall i Mbretërisë (riksmarskalk) nga 1934 deri në vdekjen e tij në 1936.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.