![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/8/85/OpenOffice.org_Writer.png/640px-OpenOffice.org_Writer.png&w=640&q=50)
OpenOffice.org
From Wikipedia, the free encyclopedia
OpenOffice.org (OO.o ose OOo) është një suite aplikative zyre cross-platform e lirë e mundshme në një numër të ndryshëm sistemesh operativ, duke përfshirë Microsoft Windows, Linux, dhe Mac OS X. Mbështet standardin ISO OpenDocument Format (ODF) për shkëmbimin e të dhënave si formati kryesore për file-ët e tij, si edhe formatet e Microsoft Office '97-2003, formatet e Microsoft Office '2007 (në versionin 3), gjatë shumë të tjerëve.
![]() | |
![]() Një dritare OpenOffice.org Writer në Ubuntu | |
Zhvillues | Sun Microsystems/komuniteti i programave të lirë |
---|---|
Versioni i fundit | 3.0.1 / 27 janar 2009 |
Gjuhet e programimit | C++, Java |
Sistemi operativ | Cross-platform |
Gjuhët e mundshme | Më shumë se 18 gjuhë (edhe shqip) |
Përdoret për | Office suite |
Licenca | GNU Lesser General Public License 3.0 |
Faqja zyrtare | www.openoffice.org |
OpenOffice është Program i lirë (Free Software) i lëshuar në liçensën GNU Lesser General Public License (LGPL). OpenOffice.org u prejardh fillimisht nga StarOffice, një suite zyre e zhvilluar nga StarDivision dhe e blerë nga Sun Microsystems në gusht të 1999ës. Kodi i burimit i suitës u lëshua në korrik 2000 me synimin e zvogëlimi të pjësës së tregut mbizotëruese të Microsoft Office duke dhënë një alternativë të lirë, falas, të hapur dhe me kualitet të madhë; versionet e mëpasme të StarOffice bazohen në OpenOffice me komponente të tjerë private.
Projektit dhe softuerit i riferohet jo zyrtarisht si OpenOffice, po ky term është një markë tregëtare e një pjese tjetër, duke detyruar projektin të përdor OpenOffice.org si emër zyrtar.[1]