From Wikipedia, the free encyclopedia
Njësia Administrative Baldushk është një njësi administrative në Bashkinë Tiranë në Shqipëri.[1]
Njësia administrative Baldushk | |
---|---|
{{{postal_code_type}}} | 1035 |
Ajo ndodhet 15 km në jug-perëndim të qytetit të Tiranës. Komuna Baldushk kufizohet në veri nga fshatrat Vishaj dhe Arbanë të Njësisë Administrative Vaqarr, në lindje nga fshati Lugë-Shalqizë i Njësisë Administrative Bërzhitë dhe fshatrat Durisht e Petrelë të Njësisë Administrative Petrelë, në jug nga fshati Pajovë i Njësisë Administrative Pajovë të Rrethit të Peqinit, dhe në perëndim nga fshatrat Çaush, Dorëz, Grecë dhe Gror të Njësisë Administrative Pezë dhe me Rrethin e Kavajës.
Territori i Baldushkut ndodhet në një luginë që përshkohet nga lumi i Zhullimës dhe përbëhet nga fusha, kodrina të vogla deri mesatare, shpate e lugina. Ky është e vendosur në një territor fushor-kodrinor në të dy anët e lumit të Zhullimës dhe bën pjesë në zonën me klimë mesdhetare fushore. Kjo zonë futet mesatarisht deri në lartësinë qëndrore 402 m mbi nivelin e detit, ku kuota më e ulët është 126 m në Mustafakoçaj dhe kuota më e lartë është 679 m në Vrap. Periudha e ftohtë me ngrica mund të zgjasë deri në 10-15 ditë në vit gjatë muajve Janar dhe Shkurt, sidomos në fshatrat Vrap, Shënkollë, Parret dhe Shpat. Muajt më të nxehtë të vitit janë korriku dhe gushti. Periudha e thatësirës zgjat deri 2 muaj në vit. Rënia e dëborës nuk është dukuri e zakonshme vjetore. Erërat kanë karakter stinor dhe fryjnë nga jug-lindja dhe veri-lindja. Faktorët klimatikë ndikojnë fuqishëm në tërësinë e kushteve ekologjike të mjedisit. Bimësia karakteristike e zonës është lis, shparth, frashër, shkozë, mare, dëllenj, pisha e butë, vidh, lajthi, muriz, cermedelli, shqopë, ilqje, akcie etj. Pyet e komunës janë natyrorë, përjashtuar një sipërfaqe prej rreth 770 ha me pishë mesdhetare, të mbjellë me fidanë para shumë vitesh.[2]
Sipërfaqja pyjore totale është 6213 ha. Në sipërfaqen e përgjithshme janë veçuar disa ngastra me dru të rrallë dhe shkurre si dushk, shkozë, shqopë, dëllinjë që përdoren kryesisht për kullotjen e bagëtive. Në sipërfaqen jo pyjore prej 1762 ha përfshihen ngastra të zhveshura, toka inproduktive shkëmbore dhe ujore. Pyet dhe kullotat që i kalojnë komunës ndodhen në 4 ekonomi pyjore dhe konkretisht në ekonominë pyjore Baldushk, Rovë-Lunxh, Pezë dhe disa ngastra në ekonominë pyjore të Krabës. Volumi i përgjithshëm i masës drunore është 308 000 m³, duke mos marrë parasysh volumin e ngastrave që janë konsideruar fuqi lëndore. Në përgjithësi këto pyje në një sipërfaqe prej 5 487 ha kanë funksion prodhues dhe disa ngastra të pjerrta prej 20 ha kanë funksion mbrojtës dhe 706 ha funksion mbrojtës me mundësi prodhimi.. Zona është e njohur dhe për rritjen e shpendëve (gjelave të detit) traditë e zonës. Përsa i përket turizmit në territorin e komunës ndodhen fshatrat piktoreskë Mumajes Kodër dhe Shpat ku ndodhet çezma historike e Mamicës dhe një shpellë e thellë 30m. Në fshatin Kakunjë ndodhet kisha e vjetër e Shën Mërisë.[3]
Baldushku numëron një popullsi prej 5267 banorësh, të shpërndarë në 14 fshatra.
Shpërndarja e popullsisë sipas fshatrave
Komuna gjithsej 5267 banorë (Të dhënat janë të vitit 2008). Baldushku numëron një popullsi prej 5267 banorësh, të shpërndarë në 14 fshatra. Të dhënat e zyrës së gjëndjes cilive të komunës vërtetojnë rënie të numrit të popullsisë për periudhën kohore 2005 - 2008. Nga 6392 në 5267 banorë dhe nga 1147 në 1028 familje. Largime të popullsisë kanë ndodhur veçanërisht në fshatrat e thellë kodrinorë si Vrap, Shënkollë, Parret dhe Shpat. Në këto fshatra terreni është i thyer, sipërfaqja bujqësore nën ujë është e pakët dhe ka një infrastrukturë rrugore tepër të dobët, ku në shumë raste nuk arrin të bëjë lidhjen e këtyre fshatrave me qëndrën e Baldushkut. Fshatrat më të mëdhenj në komunë për nga numri i popullsisë janë Fushas me 699 banorë duke u renditur më pas Mustafakoçaj, Baldushk, Isufmuçaj, Veski, Vrap dhe Kakunjë. Në Baldushk ka dhe të ardhur nga zona veri – lindore e Shqipërsië, të vendosur kryesisht në Fushas.[4]
Fshatrat e tjerë përbëjnë 37% të popullsisë. Fshati me popullsi më të vogël në numër është Shënkollë me 165 banorë. Fshatrat e njësisë ndahen në lagje dhe çdo fshat ka mbi 3 lagje. Më shumë lagje kanë fshatrat Baldushk, Mustafakoçaj, Vrap dhe Fushas. Janë gjithsej 75 fise ku mund të përmendim Tresa, Shabani, Vrapi, Allmuça, Ibraliu, Zela, Kodra, Selimja, Kasa, Meta, Kacollja, Harizi, etj.[5]
Të dhënat e zyrës së gjëndjes civile të komunës vërtetojnë rënie të numrit të popullsisë për periudhën kohore 2005 - 2008. Nga 6392 në 5267 banorë dhe nga 1147 në 1028 familje. Largime të popullsisë kanë ndodhur veçanërisht në fshatrat e thellë kodrinorë si Vrap, Shënkoll, Parret dhe Shpat. Në këto fshatra terreni është i thyer.
Njësia administrative Baldushk |
---|
Baldushku · Balshabani · Fushas · Isufmuçaj · Kakunj · Koçaj · Mumajes · Mustafakoçaj · Parret · Shënkoll · Shpatejë · Shpat i Sipërm · Veski · Vrapi |
redaktoni kutinë |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.