From Wikipedia, the free encyclopedia
Kakunja (Kakuj;Kakunjë, etj) është një fshat në njësinë administrative Baldushk në rrethin e Tiranës të Shqipërisë. Fshati ndodhet rreth 25 km nga qyteti i Tiranës dhe shtrihet në jug-lindje të tij. Kufizohet me fshatrat Veski, Koçaj (njësia administrative Baldushk), Cacabeze (Njësia administrative Pajovë, Peqin), Bodin (njësia administrative Gracen), Lugë-Shalqizë (njësia administrative Berzhitë).
Kakunje | |
---|---|
Popullsia | |
• Gjithsej | 500 banorë |
{{{postal_code_type}}} | 1035 |
Territori i fshatit Kakunjë ndodhet në një luginë që përshkohet nga lumi i Zhullimës dhe përbëhet nga fusha dhe kodra të vogla. Kodrat janë të veshura kryesisht me pyje të llojit mare, ilqe, dëllinjë, shqopë, etj. Gjithashtu fshati ka nën teritorit e tij një sipërfaqe të konsiderueshme pyjesh halore të llojit pishë. Si pikë e njohur turistike është ujëvara e Askolajt e cila është vitet e fundit është shndërruar në një atraksion shumë i njohur turistik i qytetit të Tiranës por jo vetëm. Po ashtu ka bare dhe restorant “Restorant Kakunjë e Vjetër” ku mund të provoni disa gatime të zonës dhe ushqime bio.
Në fshat banojnë përafersisht 500 banorë. Vendbanimet e tyre janë të përqendruara kryesisht rrëze kodrave por edhe në lagje. Vendbanimet janë ndërtesa 1-2 katëshe të ndërtuara 20 vitet e fundit. Banorët meren kryesisht me bujqësi (perime,fruta,vreshtari,ullinj) dhe me pak me blegtori (lopë, dele, shpendë shtëpiake dhe gjela deti). Gjatë 20 viteve të fundit, fshati ka marrë një zhvillim të dukshëm si ekonomik ashtu dhe social si pasojë e arsimimit të brezave të rinj si edhe nga remitancat dhe investimet e emigrantevë të cilët punojnë në vende të ndryshme evropiane.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.