Ngarkesa elementare
From Wikipedia, the free encyclopedia
Ngarkesa elementare, zakonisht e shënuar si e ose edhe si q, është ngarkesë elektrike e përbërë nga një proton i vetëm, ose nga një elektron i vetëm. Kjo ngarkesë elementare është konstantë themelore fizike. Për të hequr konfuzionet për shenjën e tij, e zakonisht quhet ngarkesë elementare pozitive. Kjo ngarkesë ka vlerë të matur dhe përafërsisht është 1.602176565(35)×10−19 kulon. Në cgs, e është 4.80320425(10)×10−10 statkulona.
Madhësia e një ngarkese elementare është matur së pari nga Robert A. Millikan në eksperimentin e rënies së vajit në vititn 1909.[1]