From Wikipedia, the free encyclopedia
Elektroni është pjesëz (grimcë) themelore e atomit me ngarkesë elektrike negative qe = -1,6 × 10-19 coulomb (ngarkesë elementare) dhe ka një mase rreth 9,10 × 10-31 kg (0,511 MeV/c²). Elektroni i përket klasës së pjesëzave të quajtura leptone që mendohet të jenë përbërësit themelorë të lëndës (d.m.th. nuk mund të ndahen në pjesëza më të vogla). Së bashku me bërthamën atomike (të krijuar nga protonet dhe neutronet) të rrethuar nga elektronet, elektronet përbëjnë atomet; ato janë përgjegjës për lidhjet kimike. Masa e elektroneve është rreth 1/1836 e neutroneve dhe protoneve.
Rryma elektrike në përçues të ngurtë ndodh kryesisht për shkak të lëvizjes së lirë të elektroneve. Elektroni paraqitet zakonisht me shenjën e-. Pjesëza e kundërt me elektronin është pozitroni, që dallohet për nga ngarkesa elektrike pozitive.
Brenda një atomi, elektronet rrethojnë bërthamën e protoneve dhe neutroneve në një trajtë elektronesh. Fjala elektron u vendos në vitin 1894 dhe rrjedh nga emërtimi force elektrike të futur nga William Gilbert (Uilliam Gjilbert). Prejardhja e fjalës elektron është greke: ήλεκτρον (elektron), që do të thotë qelibar.
Njohuritë mbi elektronin janë ndryshuar rrënjësisht me kalimin e shekujve, ndryshimi me i madh ndoshta është zhvillimi i mekanikes kuantike në shekullin e 20-te dhe ideja e dyzimit (dualitetit) grimce/vale, që nënkupton se elektronet mund të shfaqin vetitë si vale dhe si grimcë (pjesëz).
Ndryshimet në fushën elektrike të krijuar nga dallimi i numrit te elektroneve dhe trajtës së tyre në atome përcakton veçorinë kimike të një elementi. Këto fusha luajnë një rol të rëndësishëm në lidhjet kimike dhe kimi.
Elementet kimike si metalet kanë vetin e lirimit të elekteoneve gjatë reaksioneve kimike dhe kështu automatikishte shendërrohen në jone pozitive (katione).Kurse te jometalet ndodh e kundërta, pra marrin elektrone dhe shënderrohen në jone negative (anione).
Elektronet luajnë një rol thelbësor në dukuri të shumta fizike, si elektriciteti, magnetizmi, kimia dhe përçueshmëria termike ; ata gjithashtu marrin pjesë në ndërveprimet gravitacionale, elektromagnetike dhe të dobëta. Meqenëse një elektron ka ngarkesë, ai ka një fushë elektrike përreth; nëse ai elektron lëviz në lidhje me një vëzhgues, vëzhguesi do ta vëzhgojë atë që gjeneron një fushë magnetike . Fushat elektromagnetike të prodhuara nga burime të tjera do të ndikojnë në lëvizjen e një elektroni sipas ligjit të forcës së Lorencit . Elektronet rrezatojnë ose thithin energji në formën e fotoneve kur ato përshpejtohen. Instrumentet laboratorike janë të afta të kapin elektrone individuale, si dhe plazmën e elektroneve me përdorimin e fushave elektromagnetike. Teleskopët specialë mund të zbulojnë plazmën e elektroneve në hapësirën e jashtme. Elektronet janë të përfshira në shumë zbatime, të tilla si tribologjia ose karikimi me fërkim, elektroliza, elektrokimia, teknologjitë e baterive, elektronika, saldimi, tubat me rreze katodike, fotoelektriciteti, panelet diellore fotovoltaike, mikroskopët elektron, terapia me rrezatim, lazerët, detektorët e gazit, jonizimi përshpejtuesit .
Elektroni është baza themelore sipas së cilës radhiten elementet kimike, sepse të gjitha elementet kimike dallojnë për nga numri i elektroneve, kurse disa mund të kenë numër të njëjtë protonesh.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.