Montserrati
From Wikipedia, the free encyclopedia
Montserrati është një Territor Britanik përtej Oqeanit në Karaibe. Ai ndodhet në Ishujt Leeward, që janë pjesë e Antileve të Vogla në Indet Perëndimore. Montserrati është mesatarisht 16 km i gjatë dhe 11 km i gjërë dha ka 40 km vijë bregdetare.[1] Moserrati quhet edhe Ishulli Emerald i Karaibeve për shkak të ngjashmërisë me bregdetin e Irlandës dhe prejardhjes irlandeze të disa prej banorëve të tij.
Montserrat | |||||||||||||||||||||||||||
| |||||||||||||||||||||||||||
Të dhëna tabelare
|
Më 18 korrik 1995, vullkani Soufriere Hills dikur i qetë, në pjesën jugore të ishullit, u bë aktiv. Shpërthimi i tij shkatërroi kryeqytetin Plymouth të kohës gjeorgjiane të Montserratit dhe dy të tretat e popullsisë së ishullit u detyrua të ikte. Aktiviteti vullkanik vazhdon, duke prekur kryesisht rrethinat e Plymouth-it, përfshirë edhe objektet portuale të tij, dhe anën lindore të ishullit rreth ish Aeroportit W. H. Bramble, mbeturinat e të cilat u mbuluan nga llava vullkanike më 11 shkurt 2010.
Një "zonë e ndaluar" që zgjerohet nga brigjet jugore të ishullit në veri në një pjesë të Luginës Belham është imponuar për shkak të madhësisë së kupolës ekzistuese vullkanike dhe rrezikut potencial që rezulton nga aktiviteti piroklastik. Vizitorët në përgjithësi nuk lejohen të hyjnë në zonën e ndaluar, por një pamje mbresëlënëse e shkatërrimit të Plymouthit mund të shihet nga maja e Kodrës Garibaldi në Gjirin e Ishujve. Vullkani relativisht i qetë që nga fillim të vitit 2010, vazhdon të monitorohet nga afër nga Observatori i Vullkanit i Montserratit.
Një qytet i ri dhe port është duke u ndërtuar në Gjirin e Vogël, që është në bregun veriperëndimor të ishullit. Ndërsa ky ndërtim vazhdon, qendra e qeverisë dhe bizneseve ndodhet në Brades.
Montserrati e ka marrë emrin nga Kristofor Kolombi në udhëtimin e tij të dytë në Botën e Re më 1493.