![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/2/21/Milos_Obilic_Hilandar.jpg/640px-Milos_Obilic_Hilandar.jpg&w=640&q=50)
Millosh Kopiliqi
From Wikipedia, the free encyclopedia
Millosh Obiliqi (alfabeti qirilik: Милош Обилић Miloš Obilić) i njohur në këngët epike shqipe si Millosh Kopiliqi (1350 - 1389, sipas gojëthënave: Malush Kopili) ka qenë një kalorës legjendar Kosovar që pandehet të ketë qenë në shërbim të Llazarit të Serbisë gjatë pushtimit osman të Kosovës në fund të shekullit të 14. Emri i tij nuk dokumentohet ndër burimet e kohës, por pasqyrohet dendur ndër burimet e mëvonshme të Betejës së Kosovës si vrasës i Sulltan Muratit.[1]
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/2/21/Milos_Obilic_Hilandar.jpg/320px-Milos_Obilic_Hilandar.jpg)
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/b/b7/Milo%C5%A1_Obili%C4%87%2C_Vladislav_Titelbah%2C_ca._1900.jpg/174px-Milo%C5%A1_Obili%C4%87%2C_Vladislav_Titelbah%2C_ca._1900.jpg)
Është Nipi i Vukanit dhe stërnipi i Stefan Nemanjës. Motra e Milloshit, Milica ishte e martuar me Lazër Robelin (1329-1389) nga Përlepnica, qe kishin 8 Fëmijë. Ndër ta ishin, Stefani, Elena, Mara, Olivera dhe emrat tjerë nuk dihen. (Ketu mund të ceket se mbi Fshatin Përlepnicë, Komuna e Gjilanit Serbët kan vendosur nji Pllakë përkujtimore ku shkruan se „këtu ka lindur CAR LAZARI, pra është fjala për Pricin Lazër Robeli - Robelli*)
Martesat e Fëmijëve të Milicës dhe Lazrit
• Stefani ishte i martuar me Helenen, Vajza e Francesco II. Gatillusio (pa pasardhës)
• Elena ishte e martuar me Gjergj Balshën II, pasardhës Balsha III
• Mara ishte e martuar me Vuk Brankoviqin apo Gergurin
• Elena ishte e martuar me Sulltan Bejazitin II