From Wikipedia, the free encyclopedia
Marrëveshja e Stabilizim - Asocimit është një praktikë e Bashkimit Evropian, e cila lidhet me ato shtete të cilat angazhohen për tu futur ne BE. Në bisedime me vendet që kanë shprehur dëshirën për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, BE zakonisht përfundon marrëveshjet e tilla në këmbim të angazhimeve për reformën politike, ekonomike, tregtare ose të të drejtave të njeriut në atë vend. Në këmbim, vendit mund t'i ofrohet qasje pa tarifa në disa ose të gjitha tregjet e BE-së (mallra industriale, produkte bujqësore, etj.), si dhe ndihmë financiare ose teknike. Me anë të kësaj lidhet ekonomia e vendit që synon anëtarësimin, me atë të Bashkimit Evropian, si rrjedhojë ka shpresa të shumta për një stabilitet më të lartë përpara se të fillojnë bisedimet konkrete për anëtarësim në BE. Por jo vetëm që duhet të arrihet të forcohet ana ekonomike e shtetit që kërkon të anëtarësohet, por dhe ajo politike. Marrëveshja synon mënjanimin e të papriturave jo të këndshme ekonomike përfshi këtu integrimin në të ardhmen në tregun e lirë me BE-në, si dhe mënjanimin e hapave prapa të çfarëdo lloji qofshin ato në vendet të cilat do të nënshkruajnë marrëveshjen.
Nën kuadrin e Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asociimit parashtrohen kërkesa të cilat kandidatët për në BE duhet ti përmbushin brenda një afati të caktuar. Kandidatët e ardhshëm mund të vendosin dhe kuota ose lehtësime për prodhimet e eksportit për në BE si dhe prej BE-së. Zakonisht krijohet menjëherë një bashkim doganor me BE-në.
Aktualisht, vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia) janë në fokusin e Procesit të Stabilizim Asocimit (PSA). Marrëveshje Specifike të Stabilizim Asociimit (MSA) janë zbatuar me vende të ndryshme të Ballkanit, e të cilat në mënyrë të qartë përfshijnë dispozita për anëtarësimin e ardhshëm të vendit në BE. MSA-të janë të ngjashme në parim me Marrëveshjet e Evropës të nënshkruara me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në vitet 1990 dhe me Marrëveshjen e Asociimit me Turqinë.
Shqipëria nga ana e saj firmosi në fillim të qershorit 2006 në Luksemburg Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asociimit me Bashkimin Evropian.
Guri kilometrik i Procesit të Stabilizim Asocimit (PSA) është Marrëveshja e Stabilizim Asocimit. MSA-ja hedh bazat e një marrëdhëniejeje të ngritur në një shkallë më të lartë, tashmë të konceptuar si partneritet, kontratë, bashkëpunim gjithëpërfshirës, midis vendit tonë dhe BE-së. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, perspektiva evropiane e Shqipërisë është e pakthyeshme.
MSA-ja legjitimon dhe artikulon në mënyrë konkrete qëllimet dhe angazhimet e ndërsjellta të palëve nënshkruese (BE- Shqipëri), në lidhje me :
Në këtë mënyrë, MSA-ja, ndryshon statusin e vendit tonë si në kuadrin e ngushtë rajonal, ashtu edhe në atë më të gjerë evropian e ndërkombëtar. Tashmë Shqipëria paraqitet si një vend kandidat potencial për anëtarësim në BE që radhitet përkrahë shteteve më të suksesshme të BP-së, duke pasur një perspektivë të pakthyeshme evropiane para vetes. MSA-ja është fillesa e konkretizimit të kësaj perspektive.
Fillimisht, rekomandimi për hapjen e negociatave për nënshkrimin e MSA-së BE-Shqipëri, erdhi nga Komisioni Evropian në 7 qershor 2001, kur u paraqit dhe raporti mbi konkluzionet e tre takimeve të HLSG-së. Këshilli Evropian i katër ditëve më vonë dhe më pas Samitit i Goteborgut, e miratuan këtë raport dhe vendosën krijimin e Grupit të Përbashkët Konsultativ Task Force Shqipëri- BE (Joint Consultative Task Force) i cili do të bënte vlerësimin e ecurisë së procesit të reformave në vendin tonë.
Në 21 tetor 2002, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme i BE-së, autorizoi Komisionin Evropian për fillimin e negociatave me Shqipërinë për nënshkrimin e MSA-së.
Hapja zyrtare e e bisedimeve për këtë marrëveshje u bë gjatë vizitës së Presidentit të Komisionit në Tiranë (Prodit), më 31 janar 2003.
Raundi i parë i negociatave u zhvillua më 13 shkurt 2003, dhe u pasua nga takime periodike.
Në shkurt 2006, u siglua në Tiranë MSA-ja dhe më 12 qershor 2006, kjo marrëveshje bashkë me Marrëveshjen Interim u nënshkruan në Bruksel, nga Kryeministri Berisha dhe Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së.
Vendi i parë (dhe i vetëm për vitin 2006) që e ratifikoi MSA-në BE-Shqipëri ishte Letonia (19 dhjetor 2006).
Gjatë vitit 2007, vijuan ratifikimet nga plot 14 vende të tjera (Slloveni, Spanjë, Hungari, Suedi, Irlandë, Sllovaki, Lituani, Poloni, Luksemburg, Mbretëri e Bashkuar, Itali, Estoni, Holandë dhe Finlandë).
Vendet e tjera anëtare (Danimarkë, Maltë, Austri, Republika Çeke, Qipro, Portugali, Belgjikë, Francë dhe Gjermani) e përmbyllën procesin e ratifikimit brenda vitit 2008.
Me mbylljen e ratifikimit nga Greqia në janar 2009, dhe pas dorëzimit të pritshëm të instrumenteve të ratifikimit në KE, përfundon dhe procesi i ratifikimit të MSA-së, i cili së bashku me nënshkrimin Protokolleve të Zgjerimit me dy vendet e reja anëtare (Rumania dhe Bullgaria), i hapi udhë hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje.
Dialogu politik ndërmjet Palëve do të zhvillohet më tej brenda kontekstit të kësaj Marrëveshjeje. Ai do të shoqërojë dhe konsolidojë marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë dhe kontribuojë në vendosjen e lidhjeve të ngushta të solidaritetit dhe formave të reja të bashkëpunimit ndërmjet Palëve.
Titulli X i Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit parashikon se menjëherë pas hyrjes së saj në fuqi, ngrihet Këshilli i Stabilizim-Asocimit dhe Komiteti i Stabilizim-Asocimit.
Këshilli i Stabilizim-Asocimit mbikëqyr zbatimin e MSA-së dhe shqyrton çdo çështje madhore që del në kuadër të saj. Në të marrin pjesë anëtarë të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Komisionit nga njëra anë, dhe anëtarë të Qeverisë shqiptare nga ana tjetër (nivel ministror). Këshilli do të drejtohet me rradhë, për periudha 12 mujore, nga një përfaqësues i Këshillit, në emër të Komunitetit dhe vendeve anëtare, dhe një përfaqësues i Qeverisë shqiptare. Periudha e parë fillon në datën e mbledhjes së parë të Këshillit të Stabilizim-Asociimit dhe mbaron më 31 dhjetor 2009.
Këshilli mblidhet në nivel të përshtatshëm në intervale të rregullta kohe dhe ndihmohet nga Komiteti i Stabilizim-Asocimit.
Komiteti i Stabilizim-Asocimit, krijohet me qëllim që të ndihmojë Këshillin e Stabilizim-Asociimit në kryerjen e detyrave të tij. Komiteti përbëhet nga përfaqësues të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe nga përfaqësues të Komisionit të Komuniteteve Evropiane nga njëra anë, si dhe nga përfaqësues të Qeverisë së Shqipërisë nga ana tjetër. Përfaqësimi duhet të jetë me nëpunës të shërbimit publik të nivelit të lartë.
Komiteti i Stabilizim-Asociimit përgatit mbledhjet dhe diskutimet e Këshillit të Stabilizim-Asociimit, zbaton vendimet e Këshillit të Stabilizim-Asociimit kur është e përshtatshme dhe në përgjithësi garanton vazhdimësi të marrëdhënies së asocimit dhe funksionimin e duhur të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit. Komiteti merr në konsideratë çdo çështje që i drejtohet nga Këshilli i Stabilizim-Asocimit si dhe çdo çështje që mund të ngrihet gjatë zbatimit të përditshëm të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit. Komiteti i dorëzon për miratim Këshillit të Stabilizim-Asocimit propozime ose projekt vendimet/rekomandime.
Me kërkesë të palëve, dialogu politik mund të zhvillohet edhe në formatet e mëposhtme: takime, kur është e nevojshme, të zyrtarëve të lartë që përfaqësojnë Shqipërinë, nga njëra anë, dhe Presidenca e Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Komisionit, nga ana tjetër ; shfrytëzimi i plotë i të gjithë kanaleve diplomatikë ndërmjet Palëve, përfshirë këtu me vendet e treta dhe brenda Kombeve të Bashkuara, OSBE-së, Këshillit të Evropës dhe forumeve të tjera ndërkombëtare; çdo mjet tjetër që do të jepte një kontribut të vlefshëm për konsolidimin, zhvillimin dhe thellimin e këtij dialogu.
Ngjarje |
Kroacia | Maqedonia | Shqipëria | Mali i Zi | Serbia | Bosnja dhe Hercegovina | Kosova [1] [2] |
---|---|---|---|---|---|---|---|
MSA-Negociatat fillojnë | 24.11.2000. | 5.4.2000. | 31.1.2003. | 10.10.2005. | 10.10.2005. | 25.11.2005. | 28.10.2013. [3] [4] |
MSA fillojnë | 14.5.2001 | 24.11.2000 | 28.2.2006. | 15.3.2007 | 7.11.2007. | 4.12.2007. | 25.07.2014. [5] |
MSA-nënshkruar | 29.10.2001. | 9.4.2001. | 12.06.2006. | 15.10.2007. | 29.4.2008. | 16.6.2008. | 27.10.2015. [6] |
Të ratifikuara nga
| |||||||
Shteti Palë | 30.01.2002. | 27.04.2001. | 09.11.2006. | 13.11.2007. | 22.09.2008 | 26.02.2009 | 26.02.2016. |
Bashkimi Evropian | 21.12.2004. | 25.2.2004. | 26.2.2009. | 29.3.2010. | (20??) | (2010) | 24.02.2016 [7] [8] |
Austria | 15.3.2002. | 6.9.2002. | 21.5.2008. | 4.7.2008. | 13.1.2011. | 4.9.2009. | NA |
Belgjika | 17.12.2003. | 29.12.2003. | 22.3.2007. | 29.3.2010. | (20??) | 29.3.2010. | NA |
Bullgaria | më vonë u bashkua me BE | 30.5.2008. | 12.8.2010. | 13.3.2009. | NA | ||
Qipro | më vonë u bashkua me BE | 30.5.2008. | 20.11.2008 | 26.11.2010. | 2.7.2009. | NA | |
Republika Çeke | më vonë u bashkua me BE | 7.5.2008. | 19.2.2009 | 28.1.2011. | 23.7.2009. | NA | |
Gjermania | 18.10.2002. | 20.6.2002. | 19.2.2009. | 16.11.2009 | 10.2.2011. | 14.8.2009. | NA |
Danimarka | 8.5.2002. | 10.4.2002. | 24.4.2008. | 25.6.2008 | (20??) | 26.5.2009. | NA |
Estonia | më vonë u bashkua me BE | 17.10.2007. | 22.11.2007. | 19.8.2010 | 11.9.2008. | NA | |
Spanja | 4.10.2002. | 4.10.2002. | 3.5.2007. | 12.3.2009. | 21.6.2010. | 15.6.2010. | NA |
Franca | 4.6.2003. | 4.6.2003. | 12.2.2009. | 30.7.2009. | (20??) | 10.2.2011 | NA |
Britania e Madhe | 3.9.2004. | 17.12.2002. | 16.10.2007. | 12.1.2010. | (20??) | 20.4.2010. | NA |
Greqia | 27.8.2003. | 27.8.2003. | 26.2.2009. | 4.3.2010. | 26.1.2011. | 20.9.2010. | NA |
Hungaria | më vonë u bashkua me BE | 23.4.2007. | 14.5.2008. | 16.11.2010. | 22.10.2008. | NA | |
Italia | 6.10.2004. | 30.10.2003. | 7.1.2008. | 13.10.2009. | 6.1.2011 | 29.8.2010 | NA |
Irlanda | 6.5.2002. | 6.5.2002. | 11.6.2007. | 4.6.2009. | (20??) | 4.6.2009. | NA |
Lituania | më vonë u bashkua me BE | 17.5.2007. | 4.3.2009. | (20??) | 4.5.2009. | NA | |
Luksemburgu | 1.8.2003. | 28.7.2003. | 4.7.2007. | 11.6.2009. | 21.1.2011. | 22.12.2010 | NA |
Letonia | më vonë u bashkua me BE | 19.12.2006. | 17.10.2008. | (20??) | 12.11.2009. | NA | |
Malta | më vonë u bashkua me BE | 21.4.2008. | 11.12.2008. | 6.7.2010. | 7.1.2010. | NA | |
Holanda | 30.4.2004. | 9.9.2002. | 10.12.2007. | 29.1.2009. | (20??) | 30.9.2009. | NA |
Portugalia | 14.7.2003. | 14.7.2003. | 11.7.2008. | 23.9.2008. | (20??) | 29.6.2009. | NA |
Polonia | më vonë u bashkua me BE | 14.4.2007. | 6.2.2009. | (20??) | 7.4.2010. | NA | |
Rumania | më vonë u bashkua me BE | 15.1.2009. | (20??) | 8.1.2010. | NA | ||
Suedia | 27.3.2003. | 25.6.2002. | 21.3.2007. | 11.3.2009 | (20??) | 14.9.2009. | NA |
Finlanda | 6.1.2004. | 6.1.2004. | 29.11.2007. | 18.3.2009. | (20??) | 7.4.2009. | NA |
Sllovenia | më vonë u bashkua me BE | 18.1.2007. | 7.2.2008. | 7.12.2010 | 10.3.2009. | NA | |
Sllovakia | më vonë u bashkua me BE | 20.7.2007. | 29.7.2008 | 11.11.2010 | 17.3.2009. | NA | |
Marrëveshja hyri në fuqi : | 1.2.2005. | 1.4.2004. | 1.4.2009. | 1.5.2010 | (20??) | (2010) | 01.04.2016. [9] |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.