Marrëdhënia seksuale
aktivitet seksual penetrues për riprodhim ose kënaqësi seksuale / From Wikipedia, the free encyclopedia
Marrëdhënie seksuale, ose coitus ose copulim, i referohet kryesisht penetrimit të penisit të mashkullit në vaginën e femrës me qëllim kënaqësinë seksuale, riprodhimin, ose të dyja.[1] Kjo lloj marrëdhënje njihet ndryshe edhe si seks vaginal.[2][3] Forma të tjera të marrëdhënieve penetrative seksuale përfshijnë seksin anal (penetrimin e anusit nga penisi), seksin oral (penetrimin e gojës nga penisi ose penetrimin gojor të organeve seksuale femërore), penetrimin seksual nga gishtat), dhe penetrimin e organeve seksuale nga një dildo.[4][5][6] Këto aktivitete përfshijnë intimitetin fizik midis dy apo më shumë individëve dhe përdoren nga qënjet njerëzore për kënaqësi fizike ose emocionale, ose për qëllim riprodhimi.[4][7]