filantropiste ruse From Wikipedia, the free encyclopedia
Margarita Kirillovna Morozova (lindur në 3 nëntor 1873 – 3 tetor 1958) ishte një filantropiste ruse, publiciste, redaktore si dhe adhuruese e veprave të artit. Ajo ishte bashkëthemeluese e “Shoqëria religjioze dhe Filozofike” me qendër në Moskë (1905-1918) si dhe drejtuese e Shoqërisë Muzikore Ruse.[1] Ajo ishte bashkëshorte e kritizierit të artit si dhe koleksionistit Mikhail Morozov, si dhe figurë e njohur shoqërore, portreti i së cilës u piktura prej Valentin Serov si dhe Nikolai Bodarevsky, midis të shumtëve.[2]
Margarita Kirillovna Mamontova lindi në Moskë, në një familje të ngritur tregtarësh. Babai i saj ishte trashëgimtar i një pasurie të madhe por nuk arriti ti mirëmenaxhonte. Pasi harxhoi të gjithë pasurinë e familjes, ai i qëlloi vetes, duke e lënë bashkëshorten Margarita Ottovona të ve me dy vajzat e vogla si dhe pa asnjë të ardhur. Ajo arriti të mbijetonte përmes qëndisjes, si dhe më vonë lançoi linjën e saj si dhe hapi një fabrikë qepjeje.
Në moshën 13 vjeçare Margarita u regjistrua në gjimnazin Petropavlovskaya. Shumë shpejt ajo dhe motra hynë në kontakt me familjarë të babait, ndër të cilët i mirënjohuri Pavel Tretykov, themeluesi i galerisë “Tretyakovskaya”. Ky i fundit i integroi në botën e arteve.Në fund të 1880 Margarita iu përkushtua dramës dhe operës.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.