![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/8/87/Uraltopomap-1.jpg/640px-Uraltopomap-1.jpg&w=640&q=50)
Malet Urale
From Wikipedia, the free encyclopedia
Malet Urale, ose shkurt Uralet, janë një varg malor që shkon përafërsisht nga veriu në jug nëpër Rusinë perëndimore, nga brigjet e Oqeanit Arktik në Lumin Ural dhe në veri-perëndim të Kazakistanit. Ana lindore e tyre zakonisht konsiderohet kufiri natyror i Evropës dhe Azisë. Vargu malor shtrihet në 2,500 kilometra duke kaluar përmes tundrës Arktike në veri dhe përmes peizazheve të pyllëzuara dhe gjysmë të shkretëtirës në jug.[1] Ishulli Vajgaç dhe ishujt e Novja Zemlja formojnë vazhdimin e mëtejshëm të zinxhirit në veri të Arktikut. Malet shtrihen brenda rajonit Ural dhe në mënyrë të konsiderueshme mbivendosen me distriktin Ural Federal dhe rajonin Ural ekonomik.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/8/87/Uraltopomap-1.jpg/640px-Uraltopomap-1.jpg)
Uralet Qendrore përmbajnë depozita të rëndësishme mineralesh dhe metalesh, si hekuri, bakri, kromi, nikeli, qymyri dhe nafta, dhe që nga shekulli i 18-të kanë qenë bazë e madhe minerale e Rusisë[2] e që edhe në ditët e sotme është një nga rajonet më të industrializuara të Rusisë, veçanërisht rreth qyteteve të Perm, Cheliabinsk, Ekaterinburg dhe Magnitogorsk.[3]
Maja më e lartë është Narodnaja me 1895 m lartësi mbidetare[4].