Remove ads
From Wikipedia, the free encyclopedia
Qymyri (apo thëngjilli) është burim i energjisë që nuk rigjenerohet. Supozohet se qymyri është formuar para qindra miliona vjetësh nga mbetjet e bimëve të depozituara nën sipërfaqen e dheut dhe pjesërisht në ujërat e kënetave. Si çdo organizëm tjetër i gjallë edhe bimët kalojnë nëpër disa faza zhvillimi dhe më në fund vdesin. Shtresat e bimëve të vdekura në fund të kënetave janë mbuluar me ujë dhe lym, që nuk lejojnë depërtimin e oksigjenit nga ajri. Temperatura dhe shtypja e ushtruar nga lart e shtresave të limit, të dheut, në mungesë të oksigjenit ndihmojne procesin që mbetjet e bimëve të shndërrohen në ato që sot quhen qymyr. Gjatë procesit të karbonizimit gradual të bimëve, u lirua hidrogjeni dhe oksigjeni si dhe është rritur përqindja e karbonit. Sa më e gjatë të jetë koha e karbonizimit aq më cilësor është qymyri.
Qymyri është lëndë djegëse me ngjyrë të zezë ose ngjyrë kafeje, përbëhet kryesisht nga karbonit dhe sasia e nxehtësisë që lirohet gjatë djegies qymyri klasifikohet në katër lloje : linjiti, subitimunizoz, butiminoz dhe antracit.
Është qymyr me moshë të re, te i cili vërehet struktura të drurit nga i cili është formuar. Ky përmban 25-35 % karbon, digjet shpejtë, përdoret si lëndë djegëse në termocentrale, për prodhimin e avullit për të vënë në lëvizje turbinat e gjeneratorëve, për prodhimin e energjisë elektrike. Kosova është shumë e pasur me linjit.
Thëngjilli (qymyri) subbituminozë ose qymyri i murrmë është cilësor se linjiti, sepse përmban 35-45 % karbon dhe liron sasi të mëdha të nxehtësisë.
Antraciti ka përmbajtje më të madhe të karbonit 86-97 %. Përdoret për prodhimin e energjisë për ngrohje dhe prodhimin e produkteve të ndryshme kimike. Thëngjillet artificiale janë: koksi, qymyri i drurit, qymyri aktiv etj.
Albanologu dhe eksploratori Hahn kur kaloi në këto vise, i interesuar për zbulimet e fosileve dhe xeherorët e nëndhesës, vuri në dukje shqiptarët e quanin qymyri e linjitin me përcaktimin poetike "gjak drangoi".[1]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.