![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/0/04/Burimi_i_Istogut.jpg/640px-Burimi_i_Istogut.jpg&w=640&q=50)
Lumi i Istogut
From Wikipedia, the free encyclopedia
Lumi i Istogut buron nga bjeshka mbi qytetin e Burimit, në një lartësi mbidetare prej rreth 560 metrash, me një pastërti të madhe, me cilësi shumë të mirë dhe në krahasim me lumenjtë e tjerë ky lumë deri në derdhjen e tij në lumin Drini i Bardhë afër fshatit Bërkovë nuk pëson ndryshime të mëdha në cilësi, prandaj dhe nga monitorimi i gjertanishëm njihet si lumi më i pastër në Kosovë. Gjatësia e lumit të Burimit/Istogut është 23 km. [1]
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/0/04/Burimi_i_Istogut.jpg/640px-Burimi_i_Istogut.jpg)
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/d/d4/Ura_e_Zall%C3%A7it.jpg/640px-Ura_e_Zall%C3%A7it.jpg)