Drini i Bardhë është lum që përshkon pjesën perëndimore të Kosovës, respektivisht Rrafshin e Dukagjinit. Drini buron rrëzë malit të Rusolisë nga gurra e shpellës së Radavcit, në 586 m lartësi mbidetare, ku krijon edhe një ujëvarë të bukur, para se të zbresë në rrafsh dhe bashkohet afër qytetit të Kukësit me Drinin e Zi për të formuar Drinin që në antikë njihet më emrin Drillon. Sasia e burimit arrin 30 m3 në sekondë, ku krijon edhe një ujëvarë të lartë prej 30 m. Sipërfaqja e ujëmbledhësit të Drinit të Bardhë në Kosovë është 4265 km2. Ka regjim mesdhetar, me maksimum në mars dhe nëntor, e minimum në maj dhe shtator. Në territorin e Kosovës, Drini gjarpëron për 122 km në drejtimin veri-jug. Ai mbledhë me vete edhe ujërat e Lumbardhit të Pejës, Erenikut, e Lumbardhit të Prizrenit. Me një madhësi prej 4,646 km², baseni i Drinit është më i madhi nga katër basenet ujëmbledhëse të Kosovës.
- Urë mbi Drnin e Bardhë
- Koka e Skenderbeut
- Ujëvara e Drinit të Bardhë ne Radavc të Pejës
- Kanioni i Drinit afër Gexhës në janar
- Burimi i Drinit të Bardhë dhe Shpella e Radavcit
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
Wikiwand in your browser!
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.