Lista e agjencive të specializuara të Kombeve të Bashkuara
pasqyrë e agjencive të specializuara në kuadër të Kombeve të Bashkuara / From Wikipedia, the free encyclopedia
Agjencitë e specializuara janë organizata të pavarura që punojnë me Kombet e Bashkuara dhe njëra-tjetrën përmes mekanizmit të koordinimit të Këshillit Ekonomik dhe Social të Kombeve të Bashkuara në nivel ndërqeveritar, dhe përmes Bordit të Drejtuesve Kryesorë për koordinim (CEB) në nivel inter-sekretariat.[1] Agjencitë e specializuar mund të jenë apo jo të krijuara nga Kombet e Bashkuara, por janë të përfshira në Sistemin e Kombeve të Bashkuara nga Këshilli Ekonomik dhe Social i Kombeve të Bashkuara duke u bazuar në nenet 57 dhe 63 të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Momentalisht OKB ka gjithsej 15[2][3] agjenci të specializuara që kryejnë funksione të ndryshme në emër të OKB-së. Agjencitë e specializuara janë listuar më poshtë.[4]