Këshilli Ekonomik dhe Social i Kombeve të Bashkuara
një nga gjashtë organet kryesore të Kombeve të Bashkuara / From Wikipedia, the free encyclopedia
Këshilli Ekonomik dhe Social i Kombeve të Bashkuara (ECOSOC) (frëngjisht: Le Conseil économique et social des Nations unies; CÉSNU) përbën një nga organet kryesore të Kombeve të Bashkuara. Është përgjegjës për koordinimin ekonomik, social dhe të punës të ndërlidhur të 14 agjencive të specializuara të OKB-së, komisioneve funksionale të tyre dhe pesë komisioneve regjionale. ECOSOC ka 54 anëtarë; mban një sesion katër-javor çdo vit në korrik. Që nga viti 1998, ka mbajtur gjithashtu një takim çdo prill më ministrat e financës të komiteteve kyçe drejtuese të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (IMF). ECOSOC shërben si forum qendror për diskutime ndërkombëtare për çështje ekonomike dhe sociale, dhe për formulimin e politikave rekomanduese për shtetet anëtare dhe sistemin e Kombeve të Bashkuara[2] Një numër i organizatave jo-qeveritare kanë status këshillues në Këshill me qëllim të pjesëmarrjes në punimet e Kombeve të Bashkuaras.
Këshilli Ekonomik dhe Social i Kombeve të Bashkuara | |
---|---|
Lloji i Organizatës | Organ kryesor |
Akronimet | ECOSOC CÉSNU |
Kryetar | Martin Sajdik[1] |
Statusi | Aktiv |
Themeluar më | 1945 |
Zyrat qendrore | New York |
Webfaqja | www.un.org/ecosoc |