From Wikipedia, the free encyclopedia
Larja e duarve e njohur ndryshe edhe si higjena e duarve, është akti i pastrimit të duarve me qëllim të heqjes së papastërtivë dhe mikroorganizmave .
Larja e duarve me sapun vazhdimisht në "momente kritike" të caktuara gjatë ditës parandalon përhapjen e shumë sëmundjeve, për shembull diarre dhe kolera, të cilat transmetohen përmes rrugës fekale-orale. Njerëzit gjithashtu mund të infektohen me sëmundje të frymëmarrjes siç janë gripi ose ftohja e zakonshme, për shembull, nëse nuk i lajnë duart para se të prekin sytë, hundën ose gojën (d.m.th., mukozat). Pesë momentet kritike gjatë ditës ku larja e duarve me sapun është e rëndësishme përfshijnë: para dhe pas defekimit, pasi pastroni pjesën e poshtme të një fëmije ose ndërroni pelenat, përpara se të ushqeni një fëmijë, para se të hani dhe para dhe pas përgatitjes së ushqimit ose trajtimit të mishit të papërpunuar, peshkut ose shpendët. [1] Nëse uji dhe sapuni nuk janë në dispozicion, duart mund të pastrohen edhe me hiri. [2]
Higjiena mjekësore e duarve i referohet praktikave higjienike që lidhen me procedurat mjekësore. Larja e duarve përpara administrimit të ndonjë ilaçi ose gjatë kujdesit mjekësor mund të parandalojë ose minimizojë përhapjen e sëmundjeve. Qëllimi kryesor mjekësor i larjes së duarve është pastrimi i duarve prej patogjenëve (bakteret, viruset ose mikroorganizmat e tjerë që mund të shkaktojnë sëmundje.) dhe kimikateve që mund të shkaktojnë dëme ose sëmundje. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për njerëzit që merren me përgatitjen e ushqimit ose punojnë në fushën mjekësore, por edhe si një praktikë e rëndësishme për publikun e gjerë.
Larja e duarve ka shumë përfitime shëndetësore, duke përfshirë edhe:
Një studim i vitit 2013 tregoi se praktikat e përmirësuara të larjes së duarve mund të çojnë në përmirësime të vogla në rritjen e gjatësisë tek fëmijët nën moshën pesë vjeç. [7]
Në vendet në zhvillim, nivelet e vdekshmërisë së fëmijëve të lidhura me sëmundjet e frymëmarrjes dhe diarresë mund të zvogëlohen duke bërë ndryshime të thjeshta në sjellje, siç është larja e duarve me sapun. Ky veprim i thjeshtë mund të zvogëlojë shkallën e vdekshmërisë nga këto sëmundje deri në 50%. [8]
Ndërhyrjet që promovojnë larjen e duarve mund të zvogëlojnë episodet e diarresë me rreth një të tretën(1/3), dhe kjo është e krahasueshme me sigurimin e ujit të pastër në zonat me të ardhura të ulëta. [9] 48% e reduktimeve në episodet e diarresë mund të sigurohen me ndihmën e larjes së duarve me sapun. [10]
Larja e duarve gjithashtu mbron nga impetigo, një sëmundje e cila transmetohet përmes kontaktit fizik të drejtpërdrejtë. [11]
Larja simbolike e duarve, përdorimi i ujit për të larë duart, por pa sapun është një pjesë e larjes rituale të duarve, e paraqitur në shumë fe, duke përfshirë bahaizmin, hinduizmin, dhe judaizmin. Ngjashëm me këto janë praktikat e lavabos në krishterim, abdesi në Islam dhe Misogi në shintoizëm.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.