![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/6/6f/Kartakuca.jpg/640px-Kartakuca.jpg&w=640&q=50)
Kuçi (Mali i Zi)
From Wikipedia, the free encyclopedia
Ky artikull është rreth Shih: Kuç (kthjellim).. Për përdorime të tjera, shiko Kuçi (Mali i Zi) (kthjellim).
Kuçi (malazisht: Кучи Kuči) është një fis malësorësh shqiptar në Mali të Zi, dhe gjithashtu një emër gjeografik i një rajoni në lindje të Malit të Zi ku banon ky fis. Rajoni është i vendosur në veri-lindje të Podgoricës dhe shtrihet përgjatë kufirit me Shqipërinë, me rajonin e Kelmendit në anën tjetër te kufirit. Marko Miljanov Popović apo Mark Milani, shkrimtar dhe luftëtar malazez nga Kuçi me nënë katolike romake shqiptare është një nga anëtarët e njohur të këtij fis.[1]
![](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/6/6f/Kartakuca.jpg/640px-Kartakuca.jpg)
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Rajoni i Kuçit mund të ndahet në tre grupe të mëdha:
- Kuçi i Vjetër, sot ndoshta një ndarje me shumë ortodokse të të njëjtit fis të cilët festojnë (Shën Mitrin)
- Drekalovići, qe ndofta duhet kuptuar Ndreka-Drekalov që është një nën-ndarje ortodokse e fisit themeluar nga Lale Drekalov, të cilët festojnë dineten e (Shën Kollit)
- Triesh apo Triepsh në gjuhën shqipe, një nënndarje katolike shqiptare e fisit, e cila feston Lindja e Marisë.
Shumica e banorëve janë të krishterë, ndërsa një pakicë është mysliman.
Kuçi është me prejardhje nga fisi Berisha dhe anëtarët të Kuçit janë te quajtur Berishë e Kuqe.