Kufiri Roche
From Wikipedia, the free encyclopedia
Kufiri Roche (shqiptohet: kufiri rosh), nganjëherë i përmendur si rrezja Roche, është distanca brenda të cilit një trup qiellor, që mbahet vetëm nga graviteti i tij, do të shpërbëhet nga forca e baticës të një trupi tjetër qiellor që e tejkalon vetë-tërheqjen gravitacionale të trupit të parë [1]. Brenda kufirit Roche, materiali orbital shpërndan dhe formon unaza ndërsa jashtë kufirit, materiali ka tendencë të bashkohet. Ky term ka marrë emrin sipas Édouard Roche, i cili është astronom francez i cili i pari e llogariti këtë kufi teorik në vitin 1848 [2].