From Wikipedia, the free encyclopedia
Uraniumi (simboli kimik: U) është elementi kimik me numrin atomik 92. Për rrjedhojë, Uraniumi ka 92 protone dhe 92 elektrone, ndër të cilët 6 janë valence. Izotopet e Uraniumit janë disi radioaktive, sepse ato janë të paqendrueshëm; gjysëm-zbërthimi i izotopeve natyrore varion mes 159,200 vite dhe 4.5 miliardë vite .Izotopi me i gjendur ne natyre është Uranium-238(i cili ka 146 neutrone dhe përbën 99% të uranit),ndërsa Uranium-235(i cili ka 143 neutrone) është më i rrallë për tu gjendur. Uraniumi ka peshen me te rende atomike pas Plutonit ne elementet e gjetura ne toke. Uraniumi prishet ngadale duke çliruar grimca alpha. Uranium-235 konsiderohet si i vetmi izotop qe ka aftësinë për reaksione zinxhirë në mënyrë natyrale e si rrjedhojë çlirojnë një sasi energjie te konsiderueshme.
Urani | |
Gjendjet e oksidimit më të rëndësishme për uraniumin janë IV dhe VI (katra dhe gjashta), dhe dy oksidet gjegjëse janë dioksidi i uranit UO2 dhe trioksidi i uranit UO3.
Format më të zakonshme të oksidit të uranit janë triuran oktoksidi U3O8 dhe UO2. Të dyja format janë të ngurta dhe kanë tretshmëri të ulët në ujë dhe janë relativisht të qëndrueshme në një diapazon të gjerë kushtesh mjedisore.
Përdorimi kryesor i uranit është në sektorin ushtarak në depërtuesit me dendësi të lartë. Ky municion përbëhet nga uraniumi i varfëruar (ang. DU) në aliazh me 1-2% me elemente si titani ose molibdeni. Në rastet e impaktit me shpejtësi të lartë, densiteti, fortësia dhe piroforiciteti i predhës mundësojnë shkatërrimin e shënjestrës me armaturë rëndë. Mburoja e tanqeve dhe mburojat e heqshme të automjeteve mund të forcohen me pllaka uraniumi të varfëruar. Përdorimi i kësaj forme të uranit u kthye në një çështje të ngarkuar politikisht dhe ambientalisht, pasi përdorimi i municioneve të tilla nga SHBA-të, MB dhe shtetet e tjera pjesëmarrëse në luftën e Gjirit dhe Ballkan ngriti pyetje rreth përbërjeve të uranit të mbetura në dhera.
Gjithashtu urani i varfëruar përdoret si material mbrojtës në disa mbajtëse të materialeve radioaktive. Megjithëse metali vetë është radioaktiv, dendësia e lartë e bën më të efektshme se plumbi në ndalimin e rrezatimit nga burime të forta si radiumi. Të tjera përdorime të po kësaj forme: kundërpesha për sipërfaqjet e kontrollit të ajromobilave; si çakëll për mjetet e rihyrjes së raketave dhe për mbrojtje. Për shkak të densitetit të lartë, ky material gjendet në sistemet inerciale të drejtimit dhe në busullat xhiroskopike.
Gjatë fazave të mëvonshme të Luftës së Dytë Botërore, të gjithë Luftës së Ftohtë, dhe në një masë më të vogël më pas, urani-235 është përdorur si material shpërthyes i zbërthyeshëm për prodhimin e armëve bërthamore. Fillimisht, u ndërtuan dy lloje kryesore të bombave të zbërthimit: një pajisje relativisht e thjeshtë që përdor uranium-235 dhe një mekanizëm më i ndërlikuar që përdor plutonium-239 që rrjedh nga uraniumi-238. Më vonë, u ndërtua një lloj bombe shumë më e ndërlikuar dhe shumë më e fuqishme e zbërthimit/fuzionit (armë termonukleare), e cila përdor një pajisje me bazë plutoniumi për të bërë që një përzierje e tritiumit dhe deuteriumit t'i nënshtrohet shkrirjes bërthamore. Bomba të tilla janë të veshura në një kasë uraniumi jo të zbërthyeshëm (të papasuruar) dhe ato marrin më shumë se gjysmën e fuqisë së tyre nga ndarja e këtij materiali nga neutronet e shpejta nga procesi i shkrirjes bërthamore.
Përdorimi kryesor i uraniumit në sektorin civil është të furnizojë me karburant centralet bërthamore. Një kilogram uranium-235 teorikisht mund të prodhojë rreth 20 TJ (lexohet: terraxhaul) energji, duke supozuar zbërthim të plotë; po aq energji sa 1.5 milionë kg qymyr.
Metalet alkaline | Metalet alkaline tokësore | Lantanoidet | Aktinidet | Metalet kalimtare | Metalet tjera | Jometale | Jometale tjera | Halogjene | Gazrat fisnike |
Ac | Ag | Al | Am | Ar | As | At | Au | B | Ba | Be | Bh | Bi | Bk | Br | C | Ca | Cd | Ce | Cf | Cl | Cm | Cn | Co | Cr | Cs | Cu | Db | Ds | Dy | Er | Es | Eu | F | Fe | Fl | Fm | Fr | Ga | Gd | Ge | H | He | Hf | Hg | Ho | Hs | I | In | Ir | K | | Kr | La | Li | Lr | Lu | Lv | Mc | Md | Mg | Mn | Mo | Mt | N | Na | Nb | Nd | Ne | Nh | Ni | No | Np | O | Og | Os | P | Pa | Pb | Pd | Pm | Po | Pr | Pt | Pu | Ra | Rb | Re | Rf | Rg | Rh | Rn | Ru | S | Sb | Sc | Se | Sg | Si | Sm | Sn | Sr | Ta | Tb | Tc | Te | Th | Ti | Tl | Tm | Ts | U | V | W | Xe | Y | Yb | Zn | Zr
Ky artikull nga Kimia është i cunguar. Ti mund të ndihmosh Wikipedian duke e përmirësuar këtë artikull.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.