Krishtërimi
fe abrahamike e bazuar në jetën e Jezusit / From Wikipedia, the free encyclopedia
Krishtërimi ose Kristianizmi është fe e themeluar sipas mësimeve dhe të dhënave nga Jezu Krishti i cili predikonte se ai vet është Mesia hyjnor (mbreti i Izraelit dhe i mbarë botës dhe shpëtimtari i premtuar, shërbëtori i Zotit, Biri i njeriut) në Bibël, në Besëlidhjen e vjetër. Fjala "Krisht" rrjedh nga greqishtja që do të thotë "I lyeri ose i vajosuri (d.m.th. i zgjedhuri) i Perëndisë", d.m.th. mbreti, dhe, barasvlerësi i saj në hebraisht është titulli Mesia. Sipas të krishterëve, Jezu Krishti ishte Mesia i premtuar që bëri një Besëlidhje të Re në mes njerëzimit dhe Perëndisë. Krishterimi është fe e themeluar në bazat e jahudizmit duke shpallur se Krishti do t'i përmbushë profecitë e Biblës në Besëlidhjën e vjetër.
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Numri i të krishterëve vlerësohet të arrijë në 2,1 miliardë njerëz, apo 33 % të popullsisë botërore në vitin 2007.
Krishterimi është feja më e madhe në botë, me mbizotërim në Evropë, Amerikën e Jugut dhe të Veriut, Afrikën e Jugut, Filipinet dhe Oqeani. [nevojitet citimi] , e pasuar nga feja Islame.