Trinia
From Wikipedia, the free encyclopedia
Në krishterim Trinia është mësimi që pohon, por që nuk mbështetet në Bibël, se Perëndia (Zoti) është një Qenie e vetme që ekziston njëkohësisht dhe në amshim, si një bashkim i tre personave (personae, prosopa): Ati (Burimi, Lartmadhëria e Amshuar, Krijuesi i gjithësisë); Biri (që ka jetuar pergjithmonë, Fjala ose Fjala e Amshuar, mishëruar si Jezusi i Nazaretit, bërë njeri, lindur (trupërisht) nga gjiri i Virgjëreshës Mari, dhe Shpirti i Shenjtë (që Ati e dërgon në emër të Krishtit për të mësuar dhe kuptuar të vërtetat e zbuluara). Që nga qindvjeçari i 4-t e.r , në Krishterimin e Lindjes dhe të Perëndimit, ky mësim është shpallur si "Një Perëndi në Tre Persona", që të tre si "persona" të ndryshëm dhe të bashkë amshuar ose "hypostases", ndajnë një thelb të vetëm Hyjnor, qenie, apo natyre.