politikan shqiptar From Wikipedia, the free encyclopedia
Koço Tasi (Leusë, 15 maj 1889 - Tiranë, 15 maj 1966) ka qenë ligjvënës dhe ministër shqiptar. Autor i një fjalori etimologjik të gjuhës shqipe.
Koço Tasi | |
---|---|
Ministër i Drejtësisë | |
Në detyrë 16 tetor – 6 dhjetor, 1921 | |
Paraprirë nga | Dhimitër Kacimbra |
Pasuar nga | Hoxha Kadri |
Ministër i Punëve Botore | |
Në detyrë 6 dhjetor – 6 dhjetor, 1921 | |
Paraprirë nga | Zija Dibra |
Pasuar nga | Haki Tefiku |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 15 maj, 1889 Leusë, Perandoria Osmane |
Vdiq më | 15 maj, 1966 Tiranë, Republika Popullore e Shqipërisë |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Punësimi | Avokat |
Lindi më 15 maj të 1889 në Leusë të Përmetit, vëllai i Akile Tasit. Më 1903-1906 emigroi në Rumani dhe më pas, më 1906-1913 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më 1913-14 ndodhej në Shqipëri, ku nisi punën si avokat. Ishte anëtar i "Krahut Kombëtar".[1]
U zgjodh deputet i Prefekturës së Gjirokastrës në Këshillin Kombëtar të Shqipërisë nga 21 prill 1921 deri më 30 shtator 1923.[2] Më 1921 u emërua nënministër i Punëve të Brendshme, ministër i Drejtësisë dhe ministër i Punëve Botore.
Përkrahu Lëvizjen e qershorit më 1924 në Përmet. Emërohet prefekt i qeverisë Noli në Gjirokastër. Me Triumfin e Legalitetit emigroi në Greqi deri më 1941. Atje shkroi teoritë e tij për "shoqëritë e krishtera".
Më 1942-44 inspektor i përgjithshëm i Kryeministrisë në Shqipëri. Më 1944 kryesoi Komisionin e Dëmve që do të mund të shkaktoheshin nga ushtria gjermane. Arrestohet nga komunistët më 17 nëntor 1944. Më 13 prill 1945 dënohet nga Gjyqi Special me burgim të përjetshëm dhe punë të rëndë.
Në tetor të 1964 doli nga burgu dhe u vendos në Shkodër. Ndërroi jetë më 15 maj 1966 në Tiranë.[1]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.