From Wikipedia, the free encyclopedia
Akile ose Arqile Tasi (Leusë, 1891 - Burgu i Tiranës, 30 janar 1961) ka qenë aktivist i Vatrës, drejtor i Bibliotekës Kombëtare dhe ministër i shtetit shqiptar.
Akile Tasi | |
---|---|
Ministër i Kulturës Popullore | |
Në detyrë 6 shtator – 25 tetor, 1944 | |
Paraprirë nga | Mark Gjon Markaj |
Pasuar nga | Sejfulla Malëshova |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 1891 Leusë, Perandoria Osmane |
Vdiq më | 30 janar, 1961 Tirana, Republika Popullore e Shqipërisë |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Punësimi | nëpunës |
U lind më 1891 në Leusë të Përmetit, është vëllai i Koço Tasit. Arsimimin e mesëm e nisi në Përmet dhe e mbaroi në Boston, ku emigroi më 1906. Atje u aktivizua me federatën "Vatra" dhe bashkëpunoi me Fan Nolin dhe Faik Konicën. Është i pranishëm në gazetën "Dielli".
Më 1929 kthehet në Shqipëri dhe më 1 tetor të atij viti emërohet bibliotekar i Oborrit Mbretëror. Më 1932 dhe deri më 1941 qe drejtor i Bibliotekës Kombëtare. U largua nga Tirana dhe qëndroi në Përmet. Më 1943 u zgjodh deputet i Kuvendit Kombëtar dhe u emërua po ashtu drejtor i gazetës "Bashkimi i Kombit". Më 1944 u emërua ministër i Kulturës Popullore. Nuk pranoi të largohej nga Shqipëria në vitin 1944.
Në fillim të dhjetorit 1944 i dorëzohet forcave partizane në Shkodër. U dënua me 20 vjet burg në Gjyqin Special të 1945-s. Dënimin e vuajti në kampet e punës të Maliqit, Bedenit, Vloçishtit dhe në burgun e Burrelit.[1]
Tasi vuante nga mëlçia e zezë, në burg kaloi edhe botkinin. Pasi doli nga infermieria ku kishte marrë kurat e botkinit, e futën në birucë ku pa kapotë dhe batanije. Iu theksuan gjendjet e mëparshme të mëlçisë së zezë e botkinit dhe komplikacioni iu kthye në cirrozë. Nuk iu pranua asnjë lutje me shkrim; i sëmurë, ndërroi jetë pas tre muajve,[2] më 30 janar 1961 në burgun e Tiranës.[1]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.