Kisha-Xhami e Shkodrës
xhami / From Wikipedia, the free encyclopedia
Në oborrin e madh të kalasë së Shkodrës gjendet ngrehina e asaj që deri nga gjysma e shekullit 19 ishte Xhamia e Sulltan Fatihut,[1] kur administrata osmane dhe valiu ishin ende pa zbritur nga kalaja në qytet, xhamia funksiononte normalisht për nëpunës e popull dhe kulla ekzistente ishte minarja.
Sipas ekspertëve të trashëgimisë kulturore, ndërtesa para se të bëhej xhami shërbente si kishë, përkatësisht si kisha e Shën Shtjefnit e ndërtuar njëherë si kishë ortodokse më 1319 kur qyteti ishte sa pjesë e ndikimit të njësive shtetërore sllave, sa dhe pjesë e ndikimit politik e kulturor bizantin.[2] U bë më pas kishë katedrale katolike gjatë shekullit të 15 kur qyteti ishte pjesë e zotërimeve tejdetare të Republikës së Venedikut.[3][4][5]