![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/8/87/Venetian_seaside_properties_in_Montenegro_1448.png/640px-Venetian_seaside_properties_in_Montenegro_1448.png&w=640&q=50)
Arbëria Venedikase
From Wikipedia, the free encyclopedia
Arbëria Venedikase (it. Albania Veneta, ven. Albania vèneta) është një koncept historiko-gjeografik i përdorur për zotërimet venedikase të përtej detit në Dalmacinë Jugore dhe në krahinën e Shkodrës, territore që tanimë i përkasin Malit të Zi dhe Shqipërisë. [1]
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/8/87/Venetian_seaside_properties_in_Montenegro_1448.png/640px-Venetian_seaside_properties_in_Montenegro_1448.png)
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/sq/thumb/5/5b/Hart%C3%AB.jpg/320px-Hart%C3%AB.jpg)
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/7/7d/Durr%C3%ABs_Pinargenti_1573.jpg/640px-Durr%C3%ABs_Pinargenti_1573.jpg)
Këto territore ishin në pjesën më të madhe në Arbërinë Veriore, përkatësisht në Durrës dhe Shkodër, arsye për të cilën u përdor termi Arbëria Venedikase, por me pushtimin turk u mpak zotërimet u kufizuan në trevat malaziase. Qysh më 1418 qeverisej nga një bajloz (baiulus) dhe një kapedan venet, nga 1420 qeverisej nga Republika e Venedikut me emrin Gryka e Kotorrit dhe vetëm më 1687 u bë një njësi administrative autonome nën Proveditorin e përgjithshëm të Dalmacisë e Arbërisë me selinë në Zarë dhe me emrin Arbëria Venedikase. [2] [3]