From Wikipedia, the free encyclopedia
Formula 1 kampionati i vitit 2008 është kampionati i 59-të botërorë në Formula 1, organizuar nga FIA. Ky kampionat filloi më 16 mars dhe mbaroi më 2 nëntor të vitit 2008 pas 18 garave të zhvilluara. Është sezoni i parë nën marrëveshjen e re Kondord. Këtë sezon garojnë shtatë ekipe me nga dy pilotë për garë. Për këtë sezon paraqiten edhe dy qarqe garuese qarku rrugorë në Valencia dhe qarku rrugorë në Singapur ku tek i pari do të zhvillohet gara për çmimin e Evropës dhe tek i dyti për të Singapurit. Gjithashtu gara në Singapur do të jetë gara e parë e cila do të zhvillohet natën.
Sezoni i kaluar - Sezoni i ardhshëm | |
Gara kampionale | 18 |
Piloti kampion | Lewis Hamilton |
Ekipi kampion | Scuderia Ferrari |
Koment: | |
Përdorimi i stampës |
Sezoni i parë multi ekiporë filloi në Jerez më 14 janar të vitit 2008. Në këtë ditë Ferrari, McLaren dhe Toyota i testuan veturat e tyre të vitit 2008. Williams testoi versionin e modifikuar të FW29 gjersa Renault dhe Red Bull testuan veturat e tyre të vitit 2007. Në testim morrën pjesë gjithashtu edhe Honda, Toro Rosso, Super Aguri dhe Force India. BMW nuk morën pjesë në testim pasi përgatisnin veturën e re F1.08.[1] Pastaj më 22 janar testimi kaloi tek Valenci. Renault dhe Williams ishin ekipet e vetme që testuan ditën e parë. Që të dy ekipet testuan veturat konkuruese të vitit 2008.[2] Tri ditët e ardhëshme testimit iu bashkangjitën të gjithë ekipet tjera përveç Super Aguri-t. Më 1 shkurt për testim ekipet kaluan në Barcelonë ku përsëri Super Aguri i lëshoi testimet. Ditën e parë të testimit Kazuki Nakajima pati aksident me veturën e tijë FW30.[3] Gjithashtu gjatë kësaj dite kishte sulm racist ndaj pilotit anglez Lewis Hamilton. Williams u largua ditën e tretë të testimit që të tentojë të përmirësojë defektin i cili shkaktoi aksidentin e Nakajima-s. Në ndërkohë më 4 shkurt Ferrari dhe Toyota kaluan në Bahrain për të vazhduar testimet me veturat F2008 dhe TF108.[4]
Më 12 shkurt testimi kaloi në Jerez. Ditën e parë Red Bull dhe Williams ishin ekipet e para që testuan.[5] Ditën e dytë u paraqitën ekipet tjera përveç Ferrari dhe Toyota (që ishin akoma në Bahrain).
Më 19 shkurt ekipet kaluan në Barcelonë, kurse testimi përfundimtarë u realizua më 25 shkurt ku morën pjesë tëgjitha ekipet përveç Super Agurit.
Më 4 shkurt të vitit 2006 presidenti i FIA-s, Max Mosley, deklaroi se të gjitha ekipet e interesuara për garim në sezonin e vitit 2008 do të kenë shtatë ditë kohë gjatë së cilës duhet të dorëzojnë një aplikacion për të garuar.[6] Të gjitha ekipet aktuale aplikuan, gjithashtu edhe disa të tjera. Më 28 prill të vitit 2006, FIA shpalli se të gjitha aplikimet e ekipeve për vitin 2008 u pranuan sëbashku me ekipin e ri Prodrive, i krijuar nga ish kryetari i BAR dhe Benetton, David Richards. Në atë kohë u paraqitën 21 aplikime nga të cilat u vërejtën: European Minardi F1 Team Ltd, Jordan Grand Prix, Direxiv dhe Carlin Motorsport. Sidoqoftë edhepse aplikacioni i ekipit Prodrive u pranua, prapë se prapë ekipi deklarioi se nuk do të garojë në sezonin e vitit 2008 për shkak të legalitetit të veturave të konsumatorëve.[7]
Ekipet nënshkruese me FOM
Ekipi sportiv japonez Super Aguri u tërhoq nga kampionati më 6 maj pas 4 garave të zhvilluara me asnjë pikë të arritur dhe me pozitën e 13 si pozitën më të mirë të arritur (nga Sato).
Konstruktorë | Shasia | Data e paraqitjes | Vendi i paraqitjes |
---|---|---|---|
Ferrari | F2008 | 6 janar[9] | Fiorano, Italy |
McLaren-Mercedes | MP4-23 | 7 janar[10] | Stuttgart, Germany |
Toyota | TF108 | 10 janar[11] | Cologne, Germany |
BMW Sauber | F1.08 | 14 janar[12] | Munich, Germany |
Red Bull-Renault | RB4 | 16 janar[13] | Jerez, Spain |
Honda | RA108 | 29 janar[14] | Brackley, United Kingdom |
Renault | R28 | 31 janar[15] | Paris, France |
Force India-Ferrari* | VJM-01 | 7 shkurt[16] | Mumbai, India |
Williams-Toyota | FW30 | Pa ditë zyrtare të paraqitjes.[17] | |
Toro Rosso-Ferrari* | STR3 | Pa ditë zyrtare të paraqitjes. | |
Super Aguri-Honda | SA08 | Pa ditë zyrtare të paraqitjes. |
* Ekipet që filluan sezonin me veturat e përmirësuara të vitit 2007.
Ekipet dhe pilotë pjesmarrës në kampionatin botërorë të vitit 2008[18] :
Hyrja | Konstruktorë | Shasia | Motori | Gomat | Nr. | Piloti | Nr. | Test piloti |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Scuderia Ferrari | Ferrari | F2008[19] | Ferrari 056 | B | 1 | Kimi Räikkönen[20] | 31 | Luca Badoer[21] Marc Gené[21] |
2 | Felipe Massa[22] | |||||||
BMW Sauber F1 Team | BMW Sauber | F1.08[23] | BMW P86/8 | B | 3 | Nick Heidfeld[24] | 32 | Christian Klien[25] Marko Asmer[25] |
4 | Robert Kubica[24] | |||||||
ING Renault F1 Team | Renault | R28[26] | Renault RS27 | B | 5 | Fernando Alonso[27] | 33 | Lucas Di Grassi[28] Romain Grosjean[29] Sakon Yamamoto[30] |
6 | Nelson Piquet Jr.[27] | |||||||
AT&T WilliamsF1 Team | Williams | FW30[31] | Toyota RVX-08[32] | B | 7 | Nico Rosberg[33] | 34 | Nico Hülkenberg[34] |
8 | Kazuki Nakajima[33] | |||||||
Red Bull Racing | Red Bull | RB4[35] | Renault RS27 | B | 9 | David Coulthard[36] | 35 | Sébastien Buemi[37] |
10 | Mark Webber[38] | |||||||
Panasonic Toyota Racing | Toyota | TF108[39] | Toyota RVX-08 | B | 11 | Jarno Trulli[40] | 36 | Kamui Kobayashi[41] |
12 | Timo Glock[42] | |||||||
Scuderia Toro Rosso | Toro Rosso | STR2B[43]† STR3[44] |
Ferrari 056 | B | 14 | Sébastien Bourdais[45] | 37 | None |
15 | Sebastian Vettel[46] | |||||||
Honda Racing F1 Team | Honda | RA108[47] | Honda RA808E | B | 16 | Jenson Button[48] | 38 | Alexander Wurz[49] |
17 | Rubens Barrichello[50] | |||||||
Super Aguri F1 | Super Aguri | SA08[51] | Honda RA808E | B | 18 | Takuma Sato[52] | 39 | None |
19 | Anthony Davidson[52] | |||||||
Force India Formula One Team | Force India | VJM-01[53] | Ferrari 056[54] | B | 20 | Adrian Sutil[55] | 40 | Vitantonio Liuzzi[55] |
21 | Giancarlo Fisichella[55] | |||||||
Vodafone McLaren Mercedes | McLaren | MP4-23[56] | Mercedes FO108V | B | 22 | Lewis Hamilton[57] | 41 | Pedro de la Rosa[58] Gary Paffett[58] |
23 | Heikki Kovalainen[59] |
Orari i garave të caktuara nga këshilli botërorë i FIA-s për vitin 2008[60]:
Nr. | Emri zyrtarë | Çmimi | Qarku | Lokacioni | Data | Ora | |
---|---|---|---|---|---|---|---|
Lokale | UTC | ||||||
1 | ING Australian Grand Prix | F1 Australia - 2008 | Albert Park Grand Prix Circuit | Mellburn | 16 mars | 15:30 | 04:30 |
2 | Petronas Malaysian Grand Prix | F1 Malajzia - 2008 | Sepang International Circuit | Kuala Lumpur | 23 mars | 15:00 | 07:00 |
3 | Gulf Air Bahrain Grand Prix | F1 Bahrain - 2008 | Bahrain International Circuit | Sakhir, Manama | 6 prill | 14:30 | 11:30 |
4 | Gran Premio de España Telefónica | F1 Spanja - 2008 | Circuit de Catalunya | Barcelona | 27 prill | 14:00 | 12:00 |
5 | Petrol Ofisi Turkish Grand Prix | F1 Turqia - 2008 | Istanbul Park | Stamboll | 11 maj | 15:00 | 12:00 |
6 | Grand Prix de Monaco | F1 Monako - 2008 | Circuit de Monaco | Monte-Karlo | 25 maj | 14:00 | 12:00 |
7 | Grand Prix du Canada | F1 Kanadaja - 2008 | Circuit Gilles Villeneuve | Montreal | 8 qershor | 13:00 | 17:00 |
8 | Grand Prix de France | F1 Franca - 2008 | Circuit de Nevers Magny-Cours | Magny Cours | 22 qershor | 14:00 | 12:00 |
9 | Santander British Grand Prix | F1 Anglia - 2008 | Silverstone Circuit | Silverston | 6 korrik | 13:00 | 12:00 |
10 | Großer Santander von Deutschland | F1 Gjermania - 2008 | Hockenheimring | Hokenheim | 20 korrik | 14:00 | 12:00 |
11 | ING Magyar Nagydij | F1 Hungaria - 2008 | Hungaroring | Budapesti | 3 gusht | 14:00 | 12:00 |
12 | Stampa:Country data Europe Grand Prix of Europe Telefónica[61] | F1 Evropa - 2008 | Valencia Street Circuit | Valencia | 24 gusht | 14:00 | 12:00 |
13 | ING Belgian Grand Prix | F1 Belgjika - 2008 | Circuit de Spa-Francorchamps | Spa | 7 shtator | 14:00 | 12:00 |
14 | Gran Premio Santander d'Italia | F1 Italia - 2008 | Autodromo Nazionale di Monza | Monca | 14 shtator | 14:00 | 12:00 |
15 | SingTel Singapore Grand Prix | F1 Singapuri - 2008 | Singapore Street Circuit | Singapur | 28 shtator | 20:00 | 12:00 |
16 | Fuji Television Japanese Grand Prix | F1 Japonina - 2008 | Fuji Speedway | Ojama | 12 tetor | 13:30 | 04:30 |
17 | Sinopec Chinese Grand Prix | F1 Kina - 2008 | Shanghai International Circuit | Shangai | 19 tetor | 15:00 | 07:00 |
18 | Grande Prêmio do Brasil | F1 Brazili - 2008 | Autódromo José Carlos Pace | Sao Paolo | 2 nëntor | TBC | TBC |
|
|
|
|
Nr. | Piloti | Ekipi | Gara | Fitore | Podiume | Pol Pozita | Xhiro Sh. | Pikë |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | Lewis Hamilton | McLaren-Mercedes | 15 | 4 | 9 | 5 | 0 | 84 |
2 | Felipe Massa | Ferrari | 15 | 5 | 8 | 5 | 1 | 77 |
3 | Robert Kubica | BMW Sauber | 15 | 1 | 6 | 1 | 0 | 64 |
4 | Kimi Räikkönen | Ferrari | 15 | 2 | 6 | 2 | 10 | 57 |
5 | Nick Heidfeld | BMW Sauber | 15 | 0 | 4 | 0 | 2 | 56 |
6 | Heikki Kovalainen | McLaren-Mercedes | 15 | 1 | 3 | 1 | 2 | 51 |
7 | Fernando Alonso | Renault | 15 | 1 | 1 | 0 | 0 | 38 |
8 | Sebastian Vettel | Toro Rosso-Ferrari | 15 | 1 | 1 | 1 | 0 | 27 |
9 | Jarno Trulli | Toyota | 15 | 0 | 1 | 0 | 0 | 26 |
10 | Timo Glock | Toyota | 15 | 0 | 1 | 0 | 0 | 20 |
11 | Mark Webber | Red Bull-Renault | 15 | 0 | 0 | 0 | 0 | 20 |
12 | Nico Rosberg | Williams-Toyota | 15 | 0 | 2 | 0 | 0 | 17 |
13 | Nelson Piquet Jr. | Renault | 15 | 0 | 1 | 0 | 0 | 13 |
14 | Rubens Barrichello | Honda | 15 | 0 | 1 | 0 | 0 | 11 |
15 | Kazuki Nakajima | Williams-Toyota | 15 | 0 | 0 | 0 | 0 | 9 |
16 | David Coulthard | Red Bull-Renault | 15 | 0 | 1 | 0 | 0 | 8 |
17 | Sébastien Bourdais | Toro Rosso-Ferrari | 15 | 0 | 0 | 0 | 0 | 4 |
18 | Jenson Button | Honda | 15 | 0 | 0 | 0 | 0 | 3 |
19 | Giancarlo Fisichella | Force India-Ferrari | 15 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 |
20 | Adrian Sutil | Force India-Ferrari | 15 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 |
21 | Takuma Sato | Super Aguri-Honda | 4 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 |
22 | Anthony Davidson | Super Aguri-Honda | 4 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 |
Pozita | Ekipi | Shasia | Motori | Starte | Fitore | Podiume | Pol Pozita | Xhiro Sh. | Pikë |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | McLaren | MP4-23 | Mercedes | 30 | 5 | 12 | 6 | 2 | 135 |
2 | Ferrari | F2008 | Ferrari | 30 | 7 | 14 | 7 | 11 | 134 |
3 | BMW Sauber | F1.08 | BMW | 30 | 1 | 10 | 1 | 2 | 120 |
4 | Renault | R28 | Renault | 30 | 1 | 2 | 0 | 0 | 51 |
5 | Toyota | TF108 | Toyota | 30 | 0 | 2 | 0 | 0 | 46 |
6 | Toro Rosso | STR2B, STR3 | Ferrari | 30 | 1 | 1 | 1 | 0 | 27 |
7 | Red Bull | RB4 | Renault | 30 | 0 | 1 | 0 | 0 | 26 |
8 | Williams | FW30 | Toyota | 30 | 0 | 2 | 0 | 0 | 17 |
9 | Honda | RA108 | Honda | 30 | 0 | 1 | 0 | 0 | 14 |
10 | Force India | VJM-01 | Ferrari | 30 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 |
11 | Super Aguri | SA08 | Honda | 8 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.