From Wikipedia, the free encyclopedia
F1 Malajzia për vitin 2008 ishte gara e dytë e sezonit që u mbajt nga 21 marsi gjer më 23 mars në Qarkun Ndërkombëtarë në Sepang, Kuala Lumpur.
Statistikat | ||
---|---|---|
Gara e 2 nga 18 në vitin 2008. | ||
Data | 23 mars, 2008 | |
Vendi | Sepang International Circuit Sepang, Selangor, Malajzi | |
Drejtimi | Drejtim permanent garues 3.376 mi / 5.543 km | |
Distanca | 56 xhiro, 189.056 mi / 310.408 km | |
Moti | me diell, i vërenjtur | |
Pol pozita | ||
Piloti | Felipe Massa | Ferrari |
Koha | 1:35.748 | |
Xhiro më e shpejtë | ||
Piloti | Nick Heidfeld | BMW Sauber |
Koha | 1:35.366 (55) | |
Podiumi | ||
I pari | Kimi Räikkönen | Ferrari |
I dyti | Robert Kubica | BMW Sauber |
I treti | Heikki Kovalainen | McLaren-Mercedes |
Në këtë rundë kishte disa befasi, ku pilotët e ekipeve Force India dhe Super Aguri nuk arritën të kualifikohen për rundin e dytë. Sébastien Bourdais përsëri mbeti pa kaluar në rundin e dytë, gjithashtu edhe Kazuki Nakajima i cili tashmë kishte dënim 10 vende zhvendojes. Koha ishte e pa parashikueshme, gjersa nga Renault deklaruan se do të fillonte të binte shi 10 minuta para fillimit të garës, ndërsa burimet zyrtare pohonin se 20 minuta pas fillimit. Më në fund nuk ra shi fare. Kurse pilotët dallonin në më pakë se 1 sekondë nga i pari gjer tek i 16-ti.
Në këtë rundë ra pak shi, por pista ishte e tharë. Pilotët e ekipit Honda, Coulthard, Nelson Piquet Jr., Sebastian Vettel dhe Nico Rosberg dështuan të kualifikohen për rundin final. Lewis Hamilton dhe Felipe Massa u paraqitën në formë të varfër në fillim, por pasi ndërruan gomat treguan performancë të mira gjë që u mundësoi kualifikim në rundin final.
Massa me 0.482 sekonda diferencë nda kolegu i tijë arriti të vendoset në pol pozitë. Pilotët e ekipit McLarens u radhitën të dytët ku Heikki Kovalainen u radhit para Hamiltonit. Kubica u vendos pas Jarno Trullit. Në fund Kovalainen dhe Hamilton si dhe disa pilotë të tjerë ngadalsuan me qëllim të kursimit të derivateve për në garë. Kujdestarët vlerësuan se kjo pengoi pilotët Nick Heidfeld dhe Fernando Alonso kështu që pilotët e ekipit McLaren u dënuan me pesë pozita zhvendosje prapa.
Në fillim Massa kali përmes pistës që të mbrohet që Kimi Räikkönen të mos e tejkalojë. Hamilton u ngjit në pozitën e pesë kurse Mark Webber në të katërtën. Gjithashtu në xhiron e parë Bourdais doli nga gara dhe Rosberg u ndesh me pilotin e ekipit Toyota, Timo Glock, ku dhe shkatërroi krahun e tijë të përparëm.
Në xhiron e katërt Alonso dhe Heidfeld tejkaluan kanadezin, Coulthard, për tu ngjitur në pozitën e nëntë dhe të tetë. Adrian Sutil u detyrua të largohet nga gara dy xhiro më vonë kur doli nga pista në barë ku u shkaktuan probleme hidrauliku.
Në xhiron e nëntë Hamilton ishte 2 sekonda pas Veberit, kurse pilotët e Ferrarit, Massa dhe Räikkönen, tanimë kishin krijuar distancë udhëheqëse. Webber u paraqit tek mekanikët në xhiron e 16-të, Massa në të 17-in dhe Räikkönen në të 18-in. Hamilton u paraqit në xhiron e 19-të kur mekanikët kishin problem të e largonin rrotën e tijë përparme të djathë, duke e detyruar atë të qëndrojë rreth 20 sekonda tek mekanikët. Tollovia në ndalim i shkaktoi që ai të mbetej pas Veberit, në pozitën e 11-të.
Räikkönen mori kreun për herë të parë në xhiron e 21-të kur Kubica u paraqit tek mekanikët duke krijuar një diferencë për rreth 4 sekonda në gjashtë xhirot vijuese. Hamiltoni u vendos në pozitën e shtatë në xhoron e 26-të, por akoma nuk mund të e kalonte Veberin.
Massa doli nga gara në xhiron e 31-të, pasi u ngatërrua në rërë. Kjo e thelloi diferencën në mes udhëheqësit Räikkönen dhe të dytit Kubica në mbi 20 sekonda. Hamilton më në fundë e kaloi Veberin në xhiron e 40 kur ai u paraqit tek mekanikët. Motori i veturës së Vettel-it dështoi një xhiro më vonë.
Alonso që ishte i katërti filloi t'i ofrohej Veberit. Hamilton ishte rreth 2 sekonda pas Trullit kur kishin mbetur edhe dy xhiro për të përfunduar gara, por nuk arriti të e tejkalojë atë gjer në fund të garës. Räikkönen fitoi garën me rreth 20 diferencë nga Kubica i cili arriti pozitën më të mirë në karierën e tijë, Kovalainen u radhit i treti.[1]
Poz. | Nr. | Piloti | Ekipi | Pjesa 1 | Pjesa 2 | Pjesa 3 | Lëvizje |
---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | 2 | Felipe Massa | Ferrari | 1:35.347 | 1:34.412 | 1:35.748 | 1 |
2 | 1 | Kimi Räikkönen | Ferrari | 1:35.645 | 1:34.188 | 1:36.230 | 2 |
3 | 23 | Heikki Kovalainen | McLaren-Mercedes | 1:35.227 | 1:34.759 | 1:36.613 | 81 |
4 | 22 | Lewis Hamilton | McLaren-Mercedes | 1:35.392 | 1:34.627 | 1:36.709 | 91 |
5 | 11 | Jarno Trulli | Toyota | 1:35.205 | 1:34.960 | 1:36.711 | 3 |
6 | 4 | Robert Kubica | BMW Sauber | 1:35.794 | 1:34.811 | 1:36.727 | 4 |
7 | 3 | Nick Heidfeld | BMW Sauber | 1:35.729 | 1:34.648 | 1:36.753 | 5 |
8 | 10 | Mark Webber | Red Bull-Renault | 1:35.440 | 1:34.967 | 1:37.009 | 6 |
9 | 5 | Fernando Alonso | Renault | 1:35.983 | 1:35.140 | 1:38.450 | 7 |
10 | 12 | Timo Glock | Toyota | 1:35.891 | 1:35.000 | 1:39.656 | 10 |
11 | 16 | Jenson Button | Honda | 1:35.847 | 1:35.208 | 11 | |
12 | 9 | David Coulthard | Red Bull-Renault | 1:36.058 | 1:35.408 | 12 | |
13 | 6 | Nelson Piquet Jr. | Renault | 1:36.074 | 1:35.562 | 13 | |
14 | 17 | Rubens Barrichello | Honda | 1:36.198 | 1:35.622 | 14 | |
15 | 15 | Sebastian Vettel | Toro Rosso-Ferrari | 1:36.111 | 1:35.648 | 15 | |
16 | 7 | Nico Rosberg | Williams-Toyota | 1:35.843 | 1:35.670 | 16 | |
17 | 21 | Giancarlo Fisichella | Force India-Ferrari | 1:36.240 | 17 | ||
18 | 8 | Kazuki Nakajima | Williams-Toyota | 1:36.388 | 222 | ||
19 | 14 | Sébastien Bourdais | Toro Rosso-Ferrari | 1:36.677 | 18 | ||
20 | 18 | Takuma Sato | Super Aguri-Honda | 1:37.087 | 19 | ||
21 | 20 | Adrian Sutil | Force India-Ferrari | 1:37.101 | 20 | ||
22 | 19 | Anthony Davidson | Super Aguri-Honda | 1:37.481 | 21 |
Poz. | Nr. | Piloti | Ekipi | Xhiro | Koha/Mbetja | Lëvizje | Pikë |
---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | 1 | Kimi Räikkönen | Ferrari | 56 | 1:31:18.555 | 2 | 10 |
2 | 4 | Robert Kubica | BMW Sauber | 56 | +19.570 | 4 | 8 |
3 | 23 | Heikki Kovalainen | McLaren-Mercedes | 56 | +38.450 | 8 | 6 |
4 | 11 | Jarno Trulli | Toyota | 56 | +45.832 | 3 | 5 |
5 | 22 | Lewis Hamilton | McLaren-Mercedes | 56 | +46.548 | 9 | 4 |
6 | 3 | Nick Heidfeld | BMW Sauber | 56 | +49.833 | 5 | 3 |
7 | 10 | Mark Webber | Red Bull-Renault | 56 | +1:08.130 | 6 | 2 |
8 | 5 | Fernando Alonso | Renault | 56 | +1:10.041 | 7 | 1 |
9 | 9 | David Coulthard | Red Bull-Renault | 56 | +1:16.220 | 12 | |
10 | 16 | Jenson Button | Honda | 56 | +1:26.214 | 11 | |
11 | 6 | Nelson Piquet Jr. | Renault | 56 | +1:32.202 | 13 | |
12 | 21 | Giancarlo Fisichella | Force India-Ferrari | 55 | +1 xhiro | 17 | |
13 | 17 | Rubens Barrichello | Honda | 55 | +1 xhiro | 14 | |
14 | 7 | Nico Rosberg | Williams-Toyota | 55 | +1 xhiro | 16 | |
15 | 19 | Anthony Davidson | Super Aguri-Honda | 55 | +1 xhiro | 21 | |
16 | 18 | Takuma Sato | Super Aguri-Honda | 54 | +2 xhiro | 19 | |
17 | 8 | Kazuki Nakajima | Williams-Toyota | 54 | +2 xhiro | 22 | |
Pilotët që nuk mbaruan garë | |||||||
Ret | 15 | Sebastian Vettel | Toro Rosso-Ferrari | 39 | 15 | ||
Ret | 2 | Felipe Massa | Ferrari | 30 | 1 | ||
Ret | 20 | Adrian Sutil | Force India-Ferrari | 5 | 20 | ||
Ret | 12 | Timo Glock | Toyota | 1 | 10 | ||
Ret | 14 | Sébastien Bourdais | Toro Rosso-Ferrari | 0 | 18 |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.