![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/f/f9/Mukteswar_temple.jpg/640px-Mukteswar_temple.jpg&w=640&q=50)
Kama Sutra
From Wikipedia, the free encyclopedia
Kama Sutra (Sanskrit: कामसूत्र Kāmasūtra) është një tekst i lashtë Indian Hindu,[1][2] i shkruar nga filozofi vedik Vātsyāyana. Kjo vepër konsiderohet gjerësisht si vepra më e rëndësishme mbi sjelljen seksuale të njeriut në letërsinë Sanskrite.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/f/f9/Mukteswar_temple.jpg/320px-Mukteswar_temple.jpg)
Historianët besojnë se Kama Sutra duhet të jetë shkruar midis shekujve 400 PES dhe 200 CE.[3] Sipas historianit John Keay, Kama Sutra është përmbledhur në formën që njohim sot diku në shekullin e dytë të erës sonë.[4]
Një pjesë e veprës përfshin këshilla praktike mbi marrëdhënien seksuale.[5] Vepra është shkruar kryesisht në prozë, ndonëse përmban disa vargje poetike. Kjo vepër ka edhe një dimension teologjik, pasi "Kāma" është një nga katër synimet e jetës në Hinduizëm. Koncepti i "Kāma" nënkupton dëshirën, ku përfshihet edhe dëshira seksuale, e cila është dhe subjekti i veprës, ndërsa "sūtra" nënkupton përmbledhjen e aforizmave (ose dokeve, rregullave apo formulave), në formën e një manuali.
Në kundërshtim me perceptimin perëndimor, Kama Sutra nuk është eksluzivisht një manual seksual; por një tekst filozofik që përpiqet të drejtojë lexuesin drejt një jetese të hirshme dhe të virtytshme dhe që diskuton natyrën e dashurisë, të jetës familjare dhe aspekte të tjera që kanë të bëjnë me lartësimin e kënaqësisë së pastër në jetën e njeriut.[6][7] Një keqkuptim i shpeshtë mbi Kama Sutra është si një manual pozicionesh kreative seksuale, ndonëse vetëm 20% e Kama Sutra ka lidhje me pozicionet seksuale. Sipas studiuesit Jacob Levy,[8] shumica e veprës është e përqëndruar mbi filozofinë dhe teorinë e dashurisë, çka e shkakton atë, si lind dhe mbahet dëshira, dhe si dhe kur ajo është e mirë apo e keqe.[9]