John Belushi
From Wikipedia, the free encyclopedia
John Belushi lindi më 24 janar 1949 në Chicago, Illinois; vdiq më 5 mars 1982 në West Hollywood, ishte aktor dhe këngëtar nga ShBA me prejardhjen shqiptare.[1] Ponierë i ahengut Saturday Night Fever, shpikësi i artikujve e shfaqjeve përcjellës të filmave artistikë. John Belushi u rrit në Wheaton, Illinois. Që nga koha e kolegjit luajti në teatër. Që atëherë vërehet talenti i tij si "stand up" humorist.
John Belushi | |
---|---|
U lind në | 24 janar 1949 |
Vdiq | 5 mars 1982 |
Kombësia | amerikan |
Titulli | Belushi në filmin Animal House |
Më 1970 ai luan së bashku me Dan Aykroyd në bendin "The Blues Brothers".
Në mbarë ShBA-të bëhet i njohur kur luan në emisionin televiziv "Saturday Night Live". Ky emision është një nga shkallët e para për shumë aktorë për të hyrë në Hollywood.
Filmi i parë i John Belushit është Animal House, kurse suksesi i tij më i madh është komedia The Blues Brothers nga regjisori John Landis, ku ai së bashku me Dan Aykroyd bëhet figurë kulti.
Nga përdorimi i gjatë i drogës ai vdes më 1982 në moshën 33 vjeçare dhe lë pas gruan Judy Jacklin.
Vëllai i tij James Belushi është një aktor dhe këngëtar i bluzit i suksesshëm.