![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/2/2d/Flag_of_Muhammad_Ali.svg/langsq-640px-Flag_of_Muhammad_Ali.svg.png&w=640&q=50)
Hidivllëku i Egjiptit
From Wikipedia, the free encyclopedia
Hidivllëku i Egjiptit (arabisht: الخديوية المصرية, turqishtja osmane: خدیویت مصر Hıdiviyet-i Mısır) ishte një shtet autonom tribut i Perandorisë Osmane, i themeluar dhe i sunduar nga Dinastia e shqiptarit Muhamed Ali pas disfatës dhe dëbimit të forcave të Napoleon Bonapartit që i dha fund pushtimit jetëshkurtër francez të Egjiptit të Poshtëm.
Hidivllëku i Egjiptit الخديوية المصرية (arabisht) خدیویت مصر (turqisht) | |||||||||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
1867–1914 | |||||||||||||||
Himni: (1871–1914) Salam Affandina | |||||||||||||||
![]() Egjipti më 1875 | |||||||||||||||
Gjendja | Vasali autonom (1867–1914) i Perandorisë Osmane (nën pushtimin ushtarak britanik nga 1882) | ||||||||||||||
Kryeqyteti | Kajro | ||||||||||||||
Gjuhët e zakonshme | Arabisht, Anglisht[a] | ||||||||||||||
Besimi | Islami Synit, Krishterimi Kopt | ||||||||||||||
Qeveria | |||||||||||||||
Lloji i qeverisjes | Monarkia kushtetuese | ||||||||||||||
Hidivi | |||||||||||||||
• 1867–1879 | Ismail Pasha | ||||||||||||||
• 1879–1892 | Teufik Pasha | ||||||||||||||
• 1892–1914 | Abbas II | ||||||||||||||
Konsulli i Përgjithshëm Britanik | |||||||||||||||
• 1883–1907 | Evelyn Baring | ||||||||||||||
• 1907–1911 | Eldon Gorst | ||||||||||||||
• 1911–1914 | Herbert Kitchener | ||||||||||||||
Kryeministër | |||||||||||||||
• 1878–1879 (i pari) | Nubar Pasha | ||||||||||||||
• 1914 (i fundit) | Husein Rushdi Pasha | ||||||||||||||
Epoka historike | Ndarja e Afrikës | ||||||||||||||
• Themeluar | 8 qershor 1867 | ||||||||||||||
• Hapja e Kanalit të Suezit | 17 nëntor 1869 | ||||||||||||||
• Kryengritja ʻUrabi | 1881–1882 | ||||||||||||||
• Pushtimi britanikë në Luftën anglo-egjiptiane 1882 | korrik – shtator 1882 | ||||||||||||||
• Konventa e Sudanit | 18 janar 1899 | ||||||||||||||
• Shpërbërë | 19 dhjetor 1914 | ||||||||||||||
Popullsia | |||||||||||||||
• 1882[b] | 6,805,000 | ||||||||||||||
• 1897[b] | 9,715,000 | ||||||||||||||
• 1907[b] | 11,287,000 | ||||||||||||||
Ekonomia | |||||||||||||||
Monedha | Paundi egjiptian | ||||||||||||||
Të dhëna të tjera | |||||||||||||||
| |||||||||||||||
Hidivllëku i Egjiptit ishte zgjeruar gjithashtu për të kontrolluar Sudanin e sotëm, Sudanin Jugor, Eritrenë, Xhibutin, Somalinë veriore, Izraelin, Libanin, Jordaninë, Sirinë, Greqinë, Qipron, Turqinë jugore dhe qendrore, përveç pjesëve nga Libia, Çadi, Republika e Afrikës Qendrore dhe Republika Demokratike e Kongos, si dhe Arabia Saudite veriperëndimore, pjesë të Jemenit dhe Mbretëria e Hixhazit.[4][5]
Mbretëria e Bashkuar pushtoi dhe mori kontrollin në vitin 1882. Në vitin 1914 lidhja me Perandorinë Osmane u ndërpre dhe Britania krijoi një protektorat të quajtur Sulltanati i Egjiptit.