From Wikipedia, the free encyclopedia
Heraldika ilire ose stematika ilire është një katalog stemash të përpiluara mbi bazën e disa katalogjeve mesjetare kryesisht fiktive, ndër të cilat mund të gjenden edhe disa stema faktike. Përpilimi i tyre është bërë nga shekulli XVI deri në mes të shekullit XVIII. Të gjitha ato janë kopje të bazuara në origjinalin e pretenduar, por që ka humbur të Koleksionit të Ohmuçevit (Peter Ohmučević - vdiq 1599), një personalitet me origjinë ragusiane, i cili kishte punuar si admiral i gjykatës dhe marinës spanjolle mes viteve 1584 - 1594. Koleksioni paraqet një shembull të formës më të hershme "Interkonfesionale" të idesë së ilirizmit si dhe nocionit të së ashtuquajturës "Perandoria Ilire", e cila formoi bazën ideologjike për ngritjen e mëvonshme të nacionalizmave në Ballkan.
YLLYRIAE është një stemë fiktive armësh e shekullit 16, por e lidhur me simbolet kroate të shekullit 12.
Në shek IX, kroatët formojnë një entitet politik dhe udhëheqësi i tyre merr titullin mbret në vitin 925. Në vitin 1102, zgjidhet një krizë në vazhdim me zgjedhjen e mbretit të Hungarisë si mbret i Kroacisë. Të dy mbretëritë drejtohen nga i njëjti sundimtar deri në pushtimin osman në 1526, megjithëse Kroacia ruan institucionet, guvernatorin dhe monedhën e saj. Në monedhat mesjetare, stemat e Kroacisë duket se janë një yll me gjashtë cepa mbi një gjysmëhënë (motiv që shfaqet në monedha qysh në vitin 1196). Ky motiv i yllit me gjysmëhënën u shfaq më vonë në shekullin e 16-të si stema (e armëve) e supozuar e "Ilirisë" (një zonë që duhej të përfshinte pjesën më të madhe të Ballkanit), një gjysmëhënë nën një yll të argjendtë me 8 cepa në një fushë të kuqe.[1] Në fund shkruhet VLLVRIAE (Yllyriae). Ylli i mëngjesit quhej Danica, dhe motivi i gjysmëhënës (më saktë, hënës në rritje) dhe yllit njihej si Leljiva (Leliwa[2]) në shekullin e 19-të. Në sllavisht, Danica do të thotë “Ylli i mëngjesit” apo “Venusi”.[3]
Megjithatë, disa enciklopedi të shekullit të 19-të (si Larousse-i francez apo Siebmacher-i gjerman), ia atribuojnë këtë simbol të “armëve të Ilirisë”, Bosnjes, dhe burime të tjera Dalmacisë.[4]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.