![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/2/20/Helen_McCrory_2017_%2528Extract%2529.jpg/640px-Helen_McCrory_2017_%2528Extract%2529.jpg&w=640&q=50)
Helen McCrory
Aktore angleze / From Wikipedia, the free encyclopedia
Helen Elizabeth McCrory OBE (17 gusht 1968 - 16 prill 2021) ka qenë një aktore angleze. Pas studimeve në Qendrën e Dramës në Londër, ajo bëri debutimin e saj në skenë në The Importance of Being Earnest më 1990. Role të tjera skenike përfshijnë luajtjen e Lady Macbeth në Makbeth në Shakespeare's Globe, Olivia në Twelfth Night dhe Rosalind në As You Like It në West End.
Helen McCrory OBE | |
---|---|
![]() McCrory më 2017 | |
U lind në | Helen Elizabeth McCrory (1968-08-17)17 gusht 1968 Paddington, Londër, Angli |
Vdiq | Gabim: Nevojitet datë e vlefshme vdekjeje (data e parë): data, muaji, viti Tufnell Park, Londër, Angli |
Shkollimi | Drama Centre London |
Profesioni | Aktore |
Vite aktiviteti | 1990–2021 |
Bashkëshorti/ja | Damian Lewis (m. 2007) |
Fëmijë | 2 |
McCrory portretizoi Cherie Blair në të dyja "Mbretëresha" (2006) dhe "Marrëdhënia speciale" (2010), së bashku me Michael Sheen, i cili gjithashtu portretizoi bashkëshortin dhe kryeministrin Tony Blair në të dyja. Ajo gjithashtu portretizoi Françoise në filmin Charlotte Grey (2001), anti-heroinën e errët Narcissa Malfoy në tre filmat e fundit të Harry Potter (2009, 2010, 2011), Mama Jeanne në filmin familjar të Martin Scorsese Hugo (2011), Clair Dowar në filmin e James Bond Skyfall (2012), Polly Grey në Peaky Blinders (2013–2019), Emma Banville në Fearless (2017) dhe Kathryn Villiers në MotherFatherSon (2019).