Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Dytë
film / From Wikipedia, the free encyclopedia
Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Dytë është një film i zhanrit fantazi i vitit 2011 me regji të David Yates dhe shpërndarë nga Warner Bros. Pictures. Është i dyti prej dy pjesëve kinematografike që bazohen në romanin me të njëjtin titull nga J. K. Rowling.
Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Dytë | |
---|---|
Regjia nga | David Yates |
Shkruar nga | Steve Kloves |
Bazuar në | Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes nga J. K. Rowling |
Prodhuesi | David Heyman David Barron J. K. Rowling |
Luajnë | Daniel Radcliffe Rupert Grint Emma Watson Helena Bonham Carter Maggie Smith Robbie Coltrane Warwick Davis Ralph Fiennes Micheal Gambon John Hurt Jason Isaacs Alan Rickman David Thewlis Julie Walters Gary Oldman |
Kinematografia | Eduardo Serra |
Montazhi | Mark Day |
Muzika | Alexandre Desplat |
Kompanitë prodhuese | |
Shpërndarë nga | Warner Bros. Pictures |
Data e publikimit | 7 korrik 2011 (Trafalgar Square) 15 korrik 2011 (MB dhe SHBA) |
Kohëzgjatja | 130 minuta |
Shtetet | Mbretëri e Bashkuar Shtetet e Bashkuara |
Gjuha | Anglisht |
Buxheti | 250 milionë dollarë (bashkë me Pjesën e Parë) |
Fitimi | 1.342 miliardë dollarë |
Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Dytë, i cili është i teti dhe i fundit prej serisë së filmave të Harry Potter, ka si skenarist Steve Kloves dhe si prodhues David Heyman, David Barron dhe J. K. Rowling. Tregimi vazhdon të tregojë kërkimin nga Harri Poter për të gjetur dhe shkatërruar Horkruksët e Lordit Fluronvdekje, në mënyrë që ta ndalojë atë njëherë e përgjithmonë.
Daniel Radcliffe luan Harri Poterin, bashkë me Rupert Grint dhe Emma Watson në rolet e shokëve të ngushtë të Harrit, Ron Uezlit dhe Hermionë Grenxhërit. Fotografia kryesore filloi më 19 shkurt 2009 dhe përfundoi më 12 qershor 2010, edhe pse pati disa ndryshime në dhjetor të 2010-ës, më shumë se dhjetë vite që kur kishte filluar filmimi i pjesës së parë të serisë. Pjesa e Dytë është shfaqur në formatin 2D dhe 3D dhe në kimematë IMAX botërisht prej 13 deri më 15 korrik 2011 dhe është filmi i vetëm nga Harry Potter që është dhënë në 3D.
Filmi pati një sukses të padiskutueshëm dhe ishte njëri nga filmat më të shikuar të vitit 2011 me regjinë e Yates dhe performancat, muzikën, efektet vizuale, kinematografia, veprimet dhe përfundimi i kënaqshëm i filmit patën lëvdata të shumta dhe të rëndësishme. Për nga suksesi financiar Pjesa e Dytë theu rekordet, duke fituar 483.2 milionë dollarë. Tani (2018) filmi është i dhjeti për nga përfitimet nga të gjitha kohërat, i pari i vitit 2011, i pari në serinë Harry Potter dhe filmi i nëntë që kaloi një miliard dollarëshin.
Setet Blu-ray dhe DVD janë dhënë më 11 nëntor 2011 në Shtetet e Bashkuara dhe më 2 dhjetor 2011 në Mbretërinë e Bashkuar. Filmi gjithashtu është dhënë si set me Koleksionin me tetë filmat e Harry Potter në DVD dhe Blu-ray, që përfshinte të tetë filmat dhe karakteristika të reja të veçanta. Pjesa e Parë dhe Pjesa e Dytë u shfaqën edhe si pako combo në DVD dhe Blu-ray më 11 nëntor 2011 në Kanada.
Filmi fitoi shumë çmime (dhe ishte i nominuar edhe për shumë tjerë), ku përfshihen tri nominimet në Academy Awards për prodhimin më të mirë të dizajnimit, stilimi i flokëve dhe makiazhi më i mirë dhe efektet më të mira vizuale.